Dëshmi të freskëta sugjerojnë se gjumi rregullon një mekanizëm që mund të ndihmojë arteriet, duke i mbrojtur nga forcimi. Hulumtimi përforcon nocionin se gjumi me cilësi të mirë është i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular.
Shkencëtarët nga Spitali i Përgjithshëm Massachusetts (MGH) në Boston, MA, së bashku me kolegët nga qendrat e tjera kërkimore, studiuan zhvillimin e aterosklerozës tek minjtë.
Arteioskleroza paraqet proces përmes të cilit pllakat, ose depozitat yndyrore, krijohen brenda arterieve, duke i shkaktuar ato të ngushtohen dhe të ngurtësohen. Kjo është një arsye e zakonshme për sëmundje.
Hulumtuesit zbuluan se minjtë me gjumë jo të rregullt kanë zhvilluar pllaka më të mëdha në arteriet e tyre sesa minjtë që flinin mirë.
Minjtë me gjumë jo të rregullt gjithashtu kishin sasi më të mëdha të qelizave qarkulluese, inflamatore dhe prodhuan sasi më të ulëta të hipokretinës, e cila është një hormon i trurit që kontrollon zgjimin.
Hulumtuesit gjithashtu panë një reduktim tek arterioskleroza dhe qelizat inflamatore në këto minj pasi ata morën plotësim të hipokretinës.
Në varësi të konfirmimit tek njerëzit, gjetjet tregojnë se gjumi ndikon shëndetin kardiovaskular duke rregulluar prodhimin e hipokretinës në tru.
Gjumi jo i rregullt rrit nivelin e arteriosklerozës
Përdorimi i minjve që ishin të predispozuar gjenetikisht për të zhvilluar arterosklerozën, studiuesit u lejuan që gjysma e tyre të bëjnë gjumë të rregullt dhe gjumë të ndërprerë për gjysmën tjetër.
Krahasimi i tyre me minjtë që flinin mirë dhe rezultetet zbuluan se minjtë me gjumë jo të rregullt zhvilluan pllaka arteriale që ishin deri në një të tretën më shumë se sa vlerat normale.
Autorët vërejnë se hipokretina kontrollon prodhimin e qelizave të gjakut në palcën e eshtrave duke rregulluar CSF1, e cila është një lloj i proteinave sinjalizuese.
Ata sugjerojnë se gjumi i pashqetësuar mbron enët e gjakut nga dëmtimet aterosklerotike duke rregulluar prodhimin e hipokretinës në hypotalamus.
Përktheu dhe përshtati
STUDENTET.MK