Zhvillimi dhe mundësitë për e-commerce janë më të mëdha se kurrë më parë. Gjithnjë e më shumë përdorues janë ridrejtuar në tregje online, kështu që tregtarët elektronikë duhet të njohin trendet më të mëdha të industrisë dhe t’i përfshijnë ato në modelet e tyre të biznesit me qëllim që të ofrojnë shërbimet dhe përvojën që klientët dëshirojnë.
Rritja e tregtisë elektronike sjell ndryshime të vazhdueshme në trendet dhe zakonet e konsumatorëve, prandaj është e domosdoshme që tregtarët elektronikë të përshtaten me shpejtësi me nevojat e tregut dhe të mos mbeten prapa konkurrentëve.
Për këto arsye, ne ndajmë disa nga trendet e e-tregtisë në botë që vlen të praktikohen gjatë gjithë vitit :
1. Review marketing (rishikimet,vlersimet ) – I mundëson përdoruesit të japë feedback të sinqertë për përvojën e tij tek ai që ofron shërbimin. Sa më shumë vlerësime dhe rekomandime pozitive që merrni, aq më i mirë është imazhi për biznesin. Në të njëjtën kohë, ky është marketing pa pagesë. Bizneset që tregojnë kritikat negative në vend të atyre pozitive në përgjithsi fitojnë më shumë besim nga përdoruesit sepse ato tregojnë sinqeritet dhe transparencë. Prandaj është e nevojshme që të motivohen përdoruesit për të shkruar përshtypjet dhe përvojën e tyre përmes mekanizmave të ndryshëm, për shembull duke u dhënë një zbritje atyre që kanë lënë një rishikim.
2. Përmbajtje e gjeneruar nga përdoruesit – Është vërtetuar se përmbajtja e gjeneruar nga përdoruesit është 20 për qind më shumë influente se përmbajtja e krijuar nga dikush tjetër kur bëhet fjalë për të ndikuar tek konsumatorët besnik. Kjo mënyrë e komunikimit përforcon më tej lidhjen ndërmjet ofruesit të shërbimit në internet dhe përdoruesit. Vendet e shitjes elektronike duhet të inkurajojnë përdoruesit e tyre të publikojnë përmbajtjet e tyre dhe për këtë të shpërblehen (ripostim i njoftimeve, zbritjet, etj)
3. Komunikimi nëpërmjet emailit – Është dobiprurëse që të shmangen shumë njoftime me email, për asnjë arsye të veçantë. Email-et si vegël e-tregtisë kanë një efekt kur i dërgohen një përdoruesi që u largua nga faqja pa përfunduar deri në fund porosinë, transaksionin ose një përdoruesi që nuk ka përdorur gjatë shërbimet tuaja .
Përdoruesit ndoshta do ta interpretojnë këtë lloj komunikimi pozitivisht në drejtim të vlerësimit të tyre dhe të rëndësishëm për tregtarët, dhe kjo do t’i bëjë ata më të prirur të mbeten përdorues besnikë.
4. Augmented reality ili Virtual do të thotë shfrytëzimi i teknologjive digjitale për të mundësuar një imazh të gjeneruar të botës fizike, reale dhe rrethinës së krijuar përmes kamerave, videove dhe imazheve. Kjo mënyrë e komunikimit tashmë është përdorur nga disa tregtarë elektronikë, dhe shembulli më i mirë i kësaj është loja Pokemon Go, e cili ka përfituar miliona përdorues në vitin 2016 dhe është një lojë AR që mundëson në kohë reale dhe në ambient të kapen Pokemët. Supozohet se në vitin 2018, 171 milion njerëz do të përdorin këtë mënyrë të promovimit dhe komunikimit të shërbimeve të tyre, për shembull, si një vizitë virtuale në qendrat tregtare.
5. Pagesa digjitale – Rritja e përdorimit të telefonave gjatë blerjes në internet ka theksuar nevojën për një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të bërë pagesa digjitale. Siguria që ofron ky mekanizëm i pagesës është një poen plus për përdorimin e saj, dhe shumë tregtarë elektronikë ofrojnë ulje ose përfitime të tjera nëse paguani në internet. 23% e pagesave digjitale janë bërë nëpërmjet telefonave të mencur, 19% përmes tabletëve dhe 16% përmes pajisjeve desktop.
6. Chat boots – Konsumatorët shpesh kanë nevojë për këshilla, udhëzime ose zgjidhje pas orarit të punës të shitësit, dhe presin që përgjigjjen e dëshiruar të marrin menjëherë. Chat boots në faqet e e-commerce të tregtarëve elektronikë janë një shërbim për kujdesin ndaj klientit që punon 24/7 për t’iu përgjigjur kërkesave pa pasur nevojë të presë deri në ditën tjetër. Blerësit çmojnë mundësitë e tilla, veçanërisht nëse problemi / kërkesa e tyre zgjidhet menjëherë dhe përmes kësaj ndërton në mënyrë të tërthortë reputacionin e tregtarit.
7. Marketingu me ndikim – Bashkëpunimi me njerëz që janë me ndikim në internet gjeneron fryt të madh kur bëhet fjalë për marketing, duke pasur parasysh se këta njerëz dinë të targetojnë dhe të ngjallin interesimin tek audience dhe përdoruesit për qëllimin e përcaktuar.
8. Snapchat marketing – Megjithëse ka shumë rrjete sociale nëpërmjet të cilave tregtarët elektronikë mund të reklamojnë, Snapchat është më efektiv, duke pasur parasysh se është një rrjet që përdoret çdo ditë dhe ka për qëllim shpërndarjen e videove të shkurtra.
9. Do it yourself (DIY) platforma dhe distribuimi – Shumë tregtarë elektronikë fillojnë të punojnë në platforma të quajtura DYI – Bëni vetë, ku ata u lejojnë blerësve të njihen dhe përjetojnë procesin nga perspektiva e shitësit dhe blerësit në të njëjtën kohë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të njihen me proceset. Përveç kësaj, përdoruesit krijues kanë një shans të kenë një beneficion të drejtpërdrejtë dhe të marrin pjesë drejtpërdrejt në krijimin e produktit që do të blejnë.
10. Dorëzimi në të njëjtën ditë – Kur e-commerce filloi të zhvillohet, blerësit pranuan faktin se duhet pritur më shumë ditë për të marrë porosinë. Megjithatë, tani askush nuk dëshiron të presë më shumë se 1-2 ditë. Të dhënat e hulumtimit tregojnë se 30% e konsumatorëve do të paguajnë më shumë para për një produkt të blerë në internet, vetëm për t’u dorëzuar në të njëjtën ditë. Shumë tregtarë elektronikë krijojnë rrjete shpërndarëse në nivel të qendrave lokale në mënyrë që produktet të mund të dërgohen më shpejt tek konsumatorët. Kjo gjithashtu zvogëlon ngarkesën në qendrat e shpërndarjes dhe shpërndarjen e centralizuar.
Burimi : http://www.ecommerceweek.co.uk
Përktheu dhe përshtati :
STUDENTET.MK