Emërtimi gjuhë letrare sot po përdoret gjithnjë e më rrallë edhe tek ne. Në vend të tij ka marrë një përdorim të gjerë termi gjuhë standarde. Gjuha standarde është modeli I përdorimit të një gjuhe. Ajo mishëron zbatimin e përpiktë të tërësisë së normave e rregullave fonetike, leksikore, gramatikore të gjuhës shqipe që janë të detyrueshme për çdo folës të saj.
Në rrafshin historik gjuha standarde shqipe ka qenë ëndërr dhe synim I brezave të tërë të dijetarëve, atdhetarëve dhe dashamirësve të saj.
Gjuha standarde shqipe, për të arritur deri në gjendjen e sotme është formuar duke kaluar nga një variant dialektor në një gjuhë standarde mbidialektore. Në rrugën e ndërtimit të gjuhës standarde shqipe dallohen disa ngjarje që qëndrojnë si gur shënues të hapave që kjo gjuhë ka bërë përpara ne histori…
- Së pari themelet e gjuhës standarde siç thamë edhe me lart u hodhën ne periudhën e Rilindjes Kombëtare. Për tu përmendur është Kongresi i Manastirit(nëntor, 1908) në të cilën u njësua alfabeti i gjuhës shqipe.
- Së dyti që në vitet e para të pasçlirimit për gjuhën standarde shqipe nisi një punë e organizuar dhe sistematike. Kështu në vitet 1948–1950, 1953–1954, 1956u hartuan njëri pas tjetrit disa udhëzues drejtshkrimorë që e ngritën gjithnjë e më lart kulturën gjuhësore dhe shënuan hapa të rëndësishme përpara.
- Së treti pas një pune te vijueshme shumëvjeçare, shoqëruar nga rrahje të gjëra mendimesh u mblodhën me 24 nëntor1972 Kongresi I Drejtshkrimit të Shqipes.
Pas viteve ’90 për tu përmendur është organizimi i dy konferencave ndërkombëtare. E para “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot” dhe e dyta “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK