Komunikimi është pjesë përbërëse e jetës dhe prandaj është  me rëndësi si dhe cfarë flasim, si reagojmë dhe me cfarë fjalori  joverbal shërbehemi. Por, ndonjëherë është rëndë të qëndrojmë të fokusuar, të  qetësuar ose të gjejmë një pergjigje të saktë.

Që të jemi më të suskesshëm në bisedë, do të paraqesim disa gjëra të cilat nuk duhet vepruar.

Të paragjykosh para se të përfundon shpjegimi i gjithë ngjarjes

Lehtë është të gjykohet mendimi i dikujt tjetër. Megjithatë, për të pasur komunikim produktiv dhe efikas duhet të ndëgjohet e gjithë ngjarja. Mos shpejtoni me përgjigjet dhe vërejtjet tuaja ,ndoshta më vonë do të pendoheni për atë që keni thënë.

Pritje nga bashkëbiseduesi të “lexon mendimet”

Çdoherë duhet të jemi të qartë dhe konciz. Asnjë nuk është i aftë të lexoj mendime. Pandaj mos u ndjeni të ofenduar nëse dikush ju keqkupton, përderisa bisedoni me “shifra”.

Ndërprerjet 

Nuk është aspak kulturore që të ndërpritet bashkëbiseduesi derisa flet. Pa marrë parasysh a jemi dakord apo jo, lëreni të rëfehet deri në fund, dhe pastaj tregojeni qëndrimin ose mendimin tuaj.

Reagime pa përgjigje

Ndoshta në situata të caktuara do të shqetësoheni, por shumë është e rëndësishme të mos bini pre e provokimeve dhe të qëndroni të qetësuar. Prisni disa sekonda të ju kalojnë emocionet negative, dhe pastaj të jepni përgjigje të mirë .

Negativiteti i komunikimit joverbal

Kjo posaqërisht duket keq në vendin e punës. Ndoshta biseda nuk është aq interesante, por në asnjë rast ju nuk duhet të sjelleni sikur nuk ju intereson ajo që po flitet. Mundohuni të “flisni me trupin” në një mënyrë më pozitive dhe të mos endeni me mendimet tuaja.

Përktheu dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S