Kush jemi ne?

“Studentët” është portal i cili shërben për t’u ndihmuar studentëve në aspekte të ndryshme, duke u nisur  nga shpërndarja e diturisë në lëmi të ndryshme, informacione nga bota e teknologjisë, mënyra dhe metoda efikase për të absorbuar sa më shumë dituri, si dhe mbështetje morale nga ana jonë për të gjithë studentët.

Motoja jonë: ”Studentët, fuqia e ndryshimit”

 

Misioni ynë

Qëllimi ynë është që gjithmonë të jemi në shërbim të studentëve, për arsye se ata janë ardhmeria jonë.

Askush nuk mund ta mohojë faktin se dituria është fundament i fuqisë lëvizëse në shoqërinë njerëzore dhe parakusht themelor për sukses. Përmes diturisë njeriu arriti ta njohë vetveten dhe madhështinë e Krijuesit të tij, ta njohë të mirën dhe të keqen, t’i dallojë vlerat prej antivlerave. Nëpërmjet diturisë dhe arsimimit bota arriti ta shohë dritën e zhvillimit teknologjik dhe shkencor.

 

Kontakti

Për çdo gjë rreth portalit tonë, apo nëse dëshironi edhe ju të merrni pjesë në shërbimin e studentëve, mund të na kontaktoni në email-in tonë: info@studentet.mk.