Operatorët Aritmetikë
C++ suporton këto veprime aritmetike: mbledhje, zbritje, shumëzim, pjestim dhe mbetja.
Më poshtë do të sjellim disa shembuj se si realizohen urdhërat e tyre:
Mbledhja
int x = 40 + 60;
cout << x;
// Output-i 100
Zbritja
int x = 100 – 60;
cout << x;
// Output-i 40
Shumëzimi
int x = 10 * 5;
cout << x;
// Output-i 50
Pjestimi
int x = 15 / 5;
cout << x;
// Output-i 3
Moduli
Operatori i modulit (%) kthen mbetjen e plotë pas pjestimit të dy numrave të plotë.
int x = 25 % 7;
cout << x;
// Output-i 4
Operatori rritës (i inkrementimit)
Operatori i inkrementimit përdoret për rritjen e vlerës së variablës ose numrit për një, dhe shprehet në këtë mënyrë:
x++; //ekuivalent me x = x + 1
Për shembull:
int x = 11;
x++;
cout << x;
//Outputi 12
Operatori i inkrementimit ka dy versione: prefix dhe postfix.
++x; -> prefix
x++; -> postfix
Prefix e rrit vlerën dhe më pas kryen veprime me shprehjen.
Postfix kryen veprimet me shprehjen dhe më pas e rrit vlerën.
Shembull për versionin prefix:
x = 5;
y = ++x;
// Outputi x = 6, y = 6
Shembull për versionin postfix:
x = 5;
y = x++;
// Outputi x = 6, y = 5
Prefix e rrit vlerën e x, dhe më pas e dërgon atë në y.
Postfix e dërgon vlerën e x tek y, dhe më pas e rrit atë.
Operatori zbritës (i dekrementimit)
Operaori i dekrementimit (—) punon në të njëjtën mënyrë si operatori i inkrementimit, por në vend të rritjes së vlerës, e zbret atë për një.
–x; // prefix
x–; // postfix
Burimi: mesoprogramim.com
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK