Në kohët e lashta, një mbret kishte urdhëruar njerëzit e tij të vendosnin një gur të madh në një rrugë. Ai pastaj u fsheh në shkurre për të parë se kush do ta largonte gurin nga rruga. Disa nga tregtarët dhe oboruesit më të pasur të mbretit kalonin dhe thjesht ecnin rreth tij.

Shumë njerëz fajësuan mbretin për mos mbajtjen e rrugëve të pastërta dhe pa pengesa, por asnjëri prej tyre nuk bëri asgjë për të hequr gurin nga rruga.

Një ditë, një fshatar kaloi aty pari dhe mbante me vete perime. Pasi iu afrua gurit, fshatari i lëshoj perimet e tij në tokë dhe u përpoq ta largonte gurin nga rruga. Pas shumë përpjekjesh dhe vështirësish, ai më në fund i’a arriti qëllimin.

Pasi fshatari u kthye për të marrë perimet e tij, ai vuri re një çantë të shtrirë në rrugën ku ishte guri. Çanta përmbante shumë monedha ari dhe shënim nga mbreti që shpjegonte se ari ishte për personin që e hoqi gurin nga rruga.

Përktheu dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S