Në këtë punim do të nxjerrim në pah disa fjalë të huaja që gazetat ditore shqipe i përdorin gjatë raportimeve në çdo numër të tyre. Kjo listë fjalësh ndihmon jo vetëm në gjuhën e gazetave, por edhe në pasurimin e gjuhës shqipe. Me ç’rast mbithekson se gjuhën amtare të gjallë dhe të qëndrueshme e mbajnë vetëm fjalët e saj. E, jo, kurrsesi fjalët e huaja që veçse e zbehin dhe e prishin atë. Me këtë rast, pra, vëmë në dukje shembuj konkretë që pikërisht kanë të bëjnë me fjalët e huaja. Për pasurimin e gjuhës shqipe, me anë të kësaj liste apo të këtij shkrimi, dëshirojmë të rikujtojmë ato fjalë të huaja që përdorin vazhdimisht mediet e shkruara, të cilat jo vetëm këto fjalë, por edhe fjalë të tjera këshillohen t’i heqin nga fjalori i tyre, duke i zëvendësuar këto fjalë e shprehje të huaja me fjalët e bukura dhe të ëmbla shqipe. Kjo listë (edhe pse jo me shumë fjalë) do të shërbejë për secilin. Sidomos, në ato raste kur ndihemi në siklet. Në çastin kur nuk na bie ndërmend termi më i përshtatshëm në shqip, do të përcjellë porosinë e asaj fjale dhe kuptimin e saktë të saj që parapëlqejmë a duam ta themi apo ta shkruajmë. Disa prej fjalëve të huaja që përdoren në vend të fjalëve shqipe janë:
Abonim – pajtim (në shtyp)
Abrogoj – shfuqizoj
Adio – lamtumirë
Adapt – i përshtatshëm
Afirmoj – pohoj
Aman – të lutem
Apel – thirrje
Aprovoj – miratoj
Avangardë – pararojë
Brutal – i vrazhdë
Decidoj – vendos
Deciziv – vendimtar
Dedikoj – kushtoj
Definicion – përkufizim
Definitiv – përfundimtar
Determinoj – përcaktoj
Diferencë – ndryshim (dallim)
Eksperiencë – përvojë
Ekzagjeroj – e teproj ( e zmadhoj)
Ekzakt – i përpiktë
Eksigjent – kërkues
Eliminoj – zhduk (çrrënjos)
Eveniment – ngjarje
Evident – i qartë (i dukshëm)
Evitoj – shmang
Fals – i gënjeshtër (i rremë)
Frekuentoj – ndjek
Indinjatë – zemërim
Indipendencë – pavarësi
Influencë – ndikim
Influencoj – ndikoj
Iniciativë – nismë
Insistoj – ngul këmbë (këmbëngul)
Injorancë – padituri
Karshi – kundrejt
I komplikuar – i koklavitur
Konkluzion – përfundim
Konsideroj – e quaj
Konsiston – qëndron
Kualitet – cilësi
Kuantitet – sasi
Kurioz – kureshtar
Maksimal – më i lartë
Minimal – më i ulët
Perfekt – i përkryer
Prezent – i pranishëm
Prioritet – përparësi
Racional – i arsyeshëm
Reflektoj – pasqyroj
Refuzoj – kundërshtoj
Respektoj – nderoj
Sinqeritet – çiltërsi
Sinjal – shenjë
Superioritet – epërsi
Triumf – fitore
Unanimisht – njëzëri
Progres – përparim
Angazhim – zotim
Paraelektorale – parazgjedhjesore
Territor – truall, tokë
Solid – i fortë, i qëndrueshëm, i shëndoshë, i thellë, i ngurtë
Destinacion – përcaktim, caktim
Special – veçantë, posaçëm
Alarm – kushtrim (figurativisht: shqetësim i madh)
Certifikatë – vërtetim, dëshmi
Aktivitet – veprimtari
Preferim – parapëlqim, pëlqim
Hezitim – ngurrim
Ad hoc – për këtë qëllim, aty për aty, posaçëm
Trotuar – këmbësore
Prezantim – paraqitje, njohje
Aplikim – zbatim
Verifikim – vërtetësim
Kontakt – takim (lidhje)
Ekzistencë – qenie, jetesë, jam, jetoj
Divergjencë – mospajtim, mosmarrëveshje, mospërputhje
Implikim – ngatërrim, përzierje etj.
Përmblodhi dhe përshtati:
www.studentet.mk