Bankat si instutucione që kryejnë  aktivitetin e tyre në tregjet e tyre, marin si depozitë mjetet financiare të atyre që kanë tepricë dhe ua ofrojnë, atyre që kane nevojë për atë. Pra paraqiten si institucione ndërmjetësuese që u kryejnë shërbim njerëzve, duke përfituar kryesisht prej dallimit të interest mes këtyre dy aktiviteteve.

Përderisa njerëzit kanë tepricë të mjeteve financiare dhe nuk dëshirojnë që ato ti mbajnë afër tyre duke mos përfituar asgjë, vendosin që të njëjtat para ti depozitojnë në banka të caktuara që në shkëmbim të saj të perfitojn nga kamata ose interesi që akumulohet gjatë asaj periudhe .

Kjo në terminologjinë tonë njihet si punë bankare pasive, pasi që në këtë rast ky institucion paraqitet si debitor, ky veprim regjistrohet në anën e djathtë (pasive) të bilancit që nënkupton se pas kohës së kontraktuar banka ka për obligim që paratë e depozituara bashkë me interesin që është përpunuar në atë periudhë të ia kthen personit që ka bërë në fillim depozitimin.

Ndërsa nga ana tjëtër dhënia e kredive personave që bëjnë kërkesë për të, paraqet punë aktive për bankat, sepse në këtë rast ky veprim regjistrohet në anën e majtë të bilancit të gjendjes, e që nënkupton se banka këtu paraqitet si kreditore që më vonë përsëri do ta mer atë sasi të parave që ka ofruar, por bashkë edhe me shumën e interesit që ua ka caktuar në fillim

Në punët bankare me afat të shkurtër hyjnë :

Emisioni i kartmonedhave

  • Mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurta-depozitat në të parë
  • Marja hua te bankat tjera
  • Lëshimi i bonove të arkës dhe
  • Eskontimi i kambialeve vetanake

 

About Author