Harland David Sanders, është një amerikan, i cili kishte lindur në një familje të varfër. Kur ishte gjashtëvjeçar prindi i ndërron jetë. Nëna i detyrohet të punon, kurse ky të kujdeset për vëllanë dhe motrën e vet dhe t’ua përgatit ushqimin. Kjo përgjegjësi e rëndë që e mori në moshën e tij të re, më vonë për të do të bëhet thesar i çmuar, sepse do të fillon të mëson artin e të gatuarit dhe kuzhina të bëhet e dashur për zemrën e tij. Përskaj vështirësive që i kishte në jetë pas vdekjes së prindit, e vazhdoi shkollimin e tij duke e kryer shkollën e mesëm, e pastaj u regjistruar në universitet.

Gjatë studimeve nuk la punë pa punuar për të mbijetuar, lante makina, punonte nëpër kopshte dhe fusha, punoi si zjarrfikës dhe në ushtri, etj. Më vonë e bleu një punëtori ku lahen makinat në një prej qyteteve të shtetit Kentaki, shtet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më vonë i lindi ideja që ta hap një restorant për banorët e qytetit dhe njërën nga dhomat e punëtorisë e bëri restorant të vogël dhe filloi të shërben pulë të pjekur dhe patate dhe perime.

Për një kohë shumë të shkurtër, restoranti i tij u bë i njohur dhe u detyrua të mbyll punëtorinë dhe të shpërngulet në lokacion tjetër të përshtatshëm për restorant. Ai nuk kënaqej me kaq, po ambiciet e tij ishin më të mëdha në atë kohë. Në vitin 1953 kryetari i shtetit i ofroi të blen restorantin e tij për 150.000 dollar, mirëpo e refuzoi ofertën e tij dhe e vazhdoi punën e tij. Pas një periudhe të shkurtër, për shkak të ndryshimit të infrastrukturës së qytetit, restoranti i tij më nuk ishte afër autostradës dhe filluan që njerëzit të pakësohen, dhe u detyrua që restorantin e tij ta shet për gjysmën e ofertës që ia bëri kryetari i shtetit Kentaki.

Pas këtij dështimi të tij, Harlandi nuk u ndal dhe nuk u dorëzua po luftonte dhe mundohej, derisa arriti të shpik një recetë sekrete në botën e restoranteve për përgatitjen e pulës. Dëshpërimi i erdhi sërish. Brenda dy viteve arrit t’i bind vetëm 5 restorante për ta përdorur recetën e tij. Ai u refuzua 1009 herë para se të zbulonte shijen e pulës së skuqur. Mirëpo kjo nuk e ndali të punon dhe të përpiqet derisa arriti të formon zinxhirin e restoranteve për ushqim të shpejtë “Kentucky Fried Chicken” apo që njihet shkurtimisht si KFC. Në fillim numri i restoranteve arriti deri në 200, ku më vonë në vitin 1963, numri i tyre arriti deri në 600. Në këtë periudhë e shiti kompaninë e tij për dy milion dollar, mirëpo me kusht të jetë anëtar i përhershëm i bordit drejtues, me pagë mujore 40 000 dollar, ku më vonë do t’i rritet deri në 75 000 dollar, e cila do të jetë edhe deri në fund të jetës së tij. Harland Sanders ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare. Brenda këtyre viteve, nuk e njihte lodhjen dhe mundimet, luftoi me shpirt e me zemër për të arritur sukses në jetë. Sot restoranti KFC numëron diku 11 000 restorante nëpër botë. Pra suksesi nuk vjen vetvetiu. Duhet luftë, duhet mund, duhet harruar lodhjen dhe duhet optimizëm.

 

Përmbledhi dhe përshtati 

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S