Sabine Moreau filloi rrugëtimin e saj me makinë në qytetin e Hainault Erquelinnes, Belgjikë – Ajo kërkoi nga GPS një rrugë për t’a marrë shoqen e saj në një stacion treni në Brisol, rreth 89 milje larg.
Ajo drejtoi GPS e saj duke e udhëzuar që të shkonte në jug dhe e udhëzojë atë që t’ia tregojë rrugën për në qytetin e Zagrebit, Kroaci. Në vend që të shpenzonte disa orë në makinën e saj – ajo përfundoi duke kaluar dy ditë në udhëtimin e saj duke kaluar nëpër rrugët periferike.
Gjatë udhëtimit ajo u ndal dy herë për të mbushur rezervuarin e saj të naftës, fjeti për disa orë në anën e rrugës dhe madje kishte një aksident të vogël. Si nuk dyshoi se diçka ishte e gabuar me rrugën e dhënë? shpjegimi i saj është si më poshtë: “Unë isha e hutuar, kështu që vazhdova, pashë shenja në rrugë, së pari në frëngjisht pastaj në gjermanisht dhe përfundimisht në kroatisht, por unë vazhdoja rrugën sepse isha e hutuar – vetëm kur arrita në Zagreb unë kuptova se nuk jam më në Belgjikë. ”
Pasi gruaja nuk e arriti destinacionin e saj – djali i saj filloi të shqetësohej për të, ai shkoi në polici, ku nga kërkimet nuk kishte asgjë – derisa gruaja e “humbur” kontktoi vetë.
Mesiguri kjo plakë 67 vjeçare po planifikonte që të organizojë një turne të mirë udhëtimi me shoqën e saj, mirëpo plani i saj përfundoi 900 milje larg.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK