Fjali dëftore quhen fjalitë që kumtojnë zakonisht fakte të realitetit. Me to konstatohet diçka,jepet mendimi, gjykimi i folësit për një gjë, u bëhen të njohura të tjerëve njohuritë që ka ai. Fjalitë dëftore janë më të zakonshmet në ligjërim. Kanë përdorim të dendur në përshkrime e në tregime: Po i afrohemi Lukovës. Puna është nder e detyrë. Matanë dritares dielli shkëlqente mbi dëborë, ndërsa strehët e çative kullonin dhe ujërat e dëborës shkrinin në të gjitha drejtimet. Ullishta qe përankur nga një dritë e ëmbël, që përhapej nëpër qiellin e mugët.
Fjalitë dëftore mund të shfaqin edhe qëndrimin ngashërimor të folësit ndaj asaj që thotë, ndjenjat që ngjall tek ai përmbajtja e thënies. Atëhere ato janë thirrmore. Te fjalitë dëftore dallohen më qartë se në çdo tip tjetër fjalie fjalitë thjesht dëftore (ose, shkurt, fjalitë dëftore) dhe fjalitë dëftore thirrmore: Korriku ishte më të dalë, po në të lashtat e Drithasit nuk ishte vënë drapri -Arritëm! Arritëm! – thirri shoferi i autobusit të parë. -Ua, s: qenka bërë ky! u habit plaku.
Fjalia thjeshtë dëftore dallohet nga kundërvënia e saj me fjalitë pyetëse, dëshirore e nxitëse, në njërën anë dhe me fjalinë dëftore thirrmore, në anën tjetër, përgjithësisht nga intonacioni i saj i veçantë, shpesh nga mënyra e foljes (kallëzues. këpujë a gjymtyrë kryesore )
Fjalia dëftore, kur është e mëvetësishme, shqiptohet me një intonacion tregues, zakonisht të qetë, të njëjtë, me një ritëm mesatar. Toni ulët në fund të fjalisë. Ai është më i lartë te fjala që mban theksin logjik, kur ky është i ndieshëm. Ky theks. në këtë fjali, të shumtën e herës, është i mekët,
Vija intonacionore mund të varet nga vendi i fjalës logjikisht të theksuar. që mund të jetë në mes a në krye, ndonjëherë edhe në fund të fjalisë, Kur kjo fjalë është në krye, toni ngrihet në të, pastaj ulet; intonacioni është zbritës. Kur fjala e theksuar është në mes, toni shkon duke u ngritur gjer tek ajo, pastaj bie; intonacioni është ngjitës zbritës. Kur është në fund, zëri ngrihet disi në të, po jo në atë lartësi si në pozicionet e tjera: intonacioni është ngjitës.
Burimi: Gramatika e gjuhës shqipe II