Përshkrim i drejtimit
Drejtimi i Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjive Informative është drejtim i cili si qëllim kryesor ka studimin e algoritmeve dhe strukturave të të dhënave, si dhe paisjen e studentëve me njohuri rreth punës në kompjuter, menyrën se si janë të ndërtuar kompjuterët dhe si funksionojnë ato. Personat që dëshirojnë të regjistrohen në një drejtim të tillë është e nevojshme që së paku të kenë njohuri rreth lëndëve shkencore siç është matematika, poashtu të kenë njohuri rreth disa gjuhëve programore bazike siç janë C ose C++ si dhe mënyrën se si funksionon të programuarit në përgjithësi.
Ç’ka mësohet?
Në këtë drejtim përfshihen disa degë, duke filluar nga inxhinieria softuerike, shkencat kompjuterike, teknologjia informative, siguria e rrjetit si dhe disa degë të tjera. Kryesisht fokusi i të gjitha drejtimeve bazohet në të programuar, duke filluar që nga gjërat bazike deri në nivel të profesionalizuar. Poashtu edhe matematika luan një rol të rëndësishëm, gjë që është shumë e nevojshme të keni aftësi të mira në matematikë, e cila do t’ua lehtësonte të studiuarit në përgjithësi.
Mundësia për punësim
Varësisht nga drejtimi dhe aftësitë që do t’i zhvilloni gjatë studimeve definohet edhe drejtimi për punësim. Në rrafshin global, rajonal e atë lokal, ky drejtim është mjaft i kërkuar dhe mjaft aktual, nga fakti se sot bota po përparon në aspektin teknologjik çdo ditë e më shumë, proporcionalisht me këtë edhe mundësitë për punësim janë në rritje e sipër. Për informata më të detajuara, jemi në dispozicion të ju ndihmojmë me mundësitë që kemi.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK