Jetojmë në shekullin XXI, një periudhë në të cilën pjesa më e madhe e veprimtarisë njerëzore lidhet direkt ose indirekt me kompjuterët dhe teknologjinë e informacionit. Për çdo ditë, zhvillimi i teknologjisë së informacionit po shkakton ndryshime në mënyrën e funksionimit të njerëzve, në jetën e tyre personale dhe profesionale.
Çdo ditë e më shumë po shfaqen aplikacione të reja, të cilat në një mënyrë ose në tjetrën po e lehtësojnë jetën e njeriut. Mendja e njeriut çdo ditë që po kalon po pasurohet kur është në pyetje teknologjia. Gjërat të cilat para dy apo tre dekadave dukeshin të pamundura sot krijohen me lehtësi.

Çdo aplikacion i krijuar përmban një grumbull kodesh të përmbledhura në një vend, në gjuhën në të cilën e kupton kompjuteri (në numra binarë zero dhe njëshe). Për krijimin e këtyre aplikacioneve nevojitet një mjet ndihmës i quajtur “Gjuhë Programore”. Vite më parë njerëzit nuk kishin shumë mundësi për të zgjedhur pasi nuk kishte shumë gjuhë programore, ndërsa sot nga zgjedhjet e shumta që kemi vrasim mendjen se me cilën duhet të fillojmë.
Nga shumë gjuhë programore që ekzistojnë zgjedhje e mirë do të ishte të fillonim me gjuhën programore C++.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK