Nga programet që nxjerin inxhinierët para konkurentëve të tyre në aplikim për punë padyshim janë edhe programet për dizajn, prodhim dhe analizë. Këto janë programet që nevojiten për inxhinierët:
CAD: (Computer Aided Design) Dizajn me ndihmë kompjuterike
CAM: (Computer Aided Manufacturing) Prodhim me ndihmë kompjuterike
CAE: (Computer Aided Engineering) Inxhinieri me ndihmë kompjuterike
Ka edhe programe që përfshijnë të tre disiplinat. Këto janë programe që mund të bëjnë dizajnin, prodhimin dhe analizën së bashku. Sidoqoftë, në punimet e hollësishme preferohen programet që janë më të specializuara në një fushë dhe që mund të japin rezultate të hollësishme.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK