Me këtë artikull vazhdojmë serinë e ” Programet që nxjerrin inxhinierët një hap përpara nga konkurrentët e tyre në aplikim për punë“.
Edhe pse AutoCAD është përmendur në disa shkrime tona të mëparshme, për shkak të rëndësisë së madhe në inxhinieri ia vlen të përmendet si i vetëm në këtë artikull.
AutoCAD është programi themelor i vizatimit që mësohet në pothuajse të gjitha degët e inxhinierisë. Megjithëse ka mundësi dy-dimensionale dhe tre-dimensionale, ajo në përgjithësi studiohet në modulin dydimensional.
Ekzistojnë versione speciale të zhvilluara për fusha të ndryshme. Për të dhënë disa shembuj të këtyre;
AutoCAD Inventor: është një program i krijuar për të krijuar modele mekanike 3D.
AutoCAD Mechanical: është program për zhvillim të dizajneve mekanike.
AutoCAD Electrical: është program për të zhvilluar dhe krijuar plane për instalime elektrike.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK