Formula e suksesit të Bil Gates

Punëtorët e kënaqur dhe të motivuar kanë ndikim të madh në zhvillimin dhe ngritjen e kompanisë në një nivel tjetër sikurse rasti i Bil Gates duke falënderuar “efektin tetris”.

Zakonisht njerëzit mendojnë se nëse punojnë shumë dhe bëhen të suksesshëm, lumturia e tyre do të jetë e pashmangshme. Megjithatë, formula e suksesit është e ndryshme. Në vend se suksesin ta vëmë ne vend të parë kurse lumturinë pas, ne duhet të veprojmë të kundërtën. Lumturia jonë duhet të jetë primare për ne, ndërsa pastaj suksesi.

Një studim i botuar në revistën Harvard Business Review tregon se njerëzit të cilët ndjehen të lumtur janë 31% më produktiv, arrijnë 37% shitje më të madhe si dhe janë tre herë më kreativ. Lajmi i mirë është se ne të gjithë mund ti përshtatemi ndonjë metode të menduarit e cila do të na mundësoj një gjendje më të lumtur.

Truri i njeriut është i mahnitshëm sepse posedon diçka të cilën shkencëtarët e quajnë “neuroplasticitet” që do të thotë se truri ynë është në gjendje të ndryshojë dhe përshatet gjatë jetës sonë. Përkatësisht, ekziston mundësia që të përqendrohemi në mendime që na bëjnë të lumtur dhe ti largojmë mendimet e këqija, kjo quhet “efekti tetris”.

Çfarë duhet të bëjmë që të jemi më të lumtur?

Në fund të orarit të punës, shkruani tre gjëra të mira që ju kanë ndodhur gjatë ditës. Dita duhet të ju mbaroj me mendime pozitive si dhe duhet ti drejtoheni ideve të reja të cilat ua mundësojnë të jeni të lumtur. Këto ideja mund të jenë gjëra të vogla si p.sh. ndonjë shaka e cila ju bën të qeshni ose diçka që ju jep shpresë ose motiv për arritje.

Kjo praktikë ndonëse nuk duket serioze, studimet tregojnë se njerëzit të cilët e kanë praktikuar këtë metodë janë më të lumtur, më pak depresiv dhe më pak nervoz gjatë orarit të punës së tyre.

Provoni këta teknika çdo dit dhe vërtetohuni me rezultatet.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author