Arkitektura e Hershme Islame (622-661)
Kjo periudhë fillon që me shaplljen e Profetit Muhamed, deri në vitin 661. Kjo periudhë shafq një arkitekturë modeste, objekte një katëshe me materialet e vendit, pa ndonje tipar dallues arkitektonik apo artistik. Objekte religjioze të vogla, pa minare. Më vonë Xhamia në Medine u bë shembull për xhamitë e tjera. Xhamitë e quajtura: tip Kufa përbëjnë dhe llojin e parë të xhamisë në artin islamik. Forma e xhamisë ishte jashtzakonisht e thjeshtë. Në fillim, xhamia e Profetit ishte vetëm një skelet. Muret e saj përbëheshin nga tulla balte të vendosura mbi themele guri, pa cati dhe me tre hyrje kyesore, nga jugu, lindja dhe perëndimi. Me rritjen e angazhimeve u zhvillua dhe forma e xhamisë. Kështu filloi mbulimi i pjesës së sipërme në formën e një kolonade, vendosja e kalldrëmave në një nga portat e saj, shtimi i një minberi dhe një vendi specifik për qëllime komunikimi, u vendosën llamba për ndricimin e Xhamisë natën dhe disa ndarje të hapësirave të cilat lehtësuan funksionet e ndryshme të xhamisë.
Përmirësimi i parë i arkitekturës islamike u bë gjatë kalifatit Rashid (632-661 CE), pasuar nga përpunime të mëtejshme gjatë Hilafetit Umajad (661-750 CE). Pas kësaj, rajone të ndryshme filluan të zhvillojnë tradita të ndryshme të arkitekturës, duke reflektuar sinkronizim të natyrshëm mes Islamit dhe traditave lokale.
Periudha Umajide(Emevi) (661–750)
Arkitektura Umajade përfaqëson lindjen e traditës së parë arkitektonike Islame, e cila përshtati tiparet nga fjalorët e mëparshëm, duke përfshirë ato të Sassanians dhe Bizantit. Gjatë kësaj periudh e arti Islam u zhvillua me shpejtësi. Kjo ngjalli rritje të formave dhe ndërtesave të reja arkitektonike. Qendra e shtetit dhe zhvillimeve ishte Damasku. Në atë periudhë, arkitektura religjioze përbëhej nga plani transept (si ai i bazilikave), xhamia zhvilloi elementet e saj kryesore strukturore dhe funksionale të tilla si Minareja, Mihrab, Maksurah dhe kupola. Kupola tek ndërtesa e “Dome of Rock” fitoi tërë forcën rrezatuese që është kaq karakteristike e arkitekturës Islame.
Artet dekorative krijuan bazat e tyre përmes përdorimit të kaligrafisë, mozaikëve të qelqit dhe abstrakteve vegjetale dhe gjeometrike. Vepra të rëndësishme të asaj kohe mund të përmendim “Dome of Rock-Jeruzalem”, Xhamia e madhe e Damaskut, Kështjella Kharana, pallatet në qytetin Anjar, Xhamia e madhe Kairouan, etj.
Shkruan: Brunilda Basha, ndjek doktoraturën për arkitekturë në Universitetin “Yildiz Teknik”, Turqi.
STUDENTET.MK