Hyrje në C++
– C++ është një gjuhë programore me qëllime të përgjithshme.
– C++ përdoret për krijimin e lojrave kompjuterike, aplikacione etj.
– C++ është derivuar nga gjuha programore C dhe në pjesën më të madhe bazohet në të.
Mjedisi i ekzekutimit
Kodi C++ mund të ekzekutohet, ruhet, dhe shpërndahet pa instaluar software shtesë. Për të instaluar software shtësë në kompjuterin tuaj, duhen dy komponentët e mëposhtëm:
1. Integrated Development Environment (IDE): siguron mjete për përshkrimin e kodit. Çdo tekst editor mund të përdoret si IDE.
2. Kompajler: Kompajlon kodin burimor në programe të ekzekutueshme. Janë disa kompajler në C++ që mund të përdoren. Mund të përdorni mjete falas si Code:Blocks, i cili përfshin edhe IDE edhe kompilatorin i vlefshëm për sistemet operative Windows, Linux dhe MacOS.
Programi juaj i parë në C++
Një program në C++ është grumbull komandash dhe instruksionesh.
Më poshtë paraqitet një kod i thjeshtë që afishon si output “Përshëndetje”:

Le të shpjegojmë secilin prej instruksioneve të mësipërme:
#include <iostream>
C++ ofron koka(header) të ndryshme, të cilat nevojiten për mirëfunksionimin e programit. Programi i mësipërm kontrollon për header-in <iostream>. Simboli thurje “#” në fillim të rreshtit i tregon kompiler-it pre-processor-et. Në këtë rast, #include tregon kokën pre-processorit kokën <iostream> . Koka <iostream> përcakton standartin të objekteve stream për të dhënat input dhe output.
Kompilatori C++ injoron rreshtat bosh, tab-et dhe hapsirat. Në përgjithësi, rreshtat bosh dhe hapsirat thjesht përmirësojnë lexueshmërinë dhe strukturën e kodit.
using namespace std;
Në kodin e mësipërm rreshti using namespace std; i tregon kompilatorit të përdorë standartin std (standard) namespace, std namespace përfshin karakteristika të C++ Standard Library.
Funksioni main
Programi e fillon ekzekutimin me funksionin, main().
Kllapat { } tregojnë fillimin dhe mbarimin e funksionit i cili ndryshe quhet edhe trupi i funksionit. Informacioni brenda kllapave tregon çfarë realizon funksioni kur ekzekutohet.
Hyrja e çdo programi në C++ është funksioni main().
Rreshti cout << “Përshëndetje!”; afishon ‘Përshëndetje’ në ekran.
Në C++, stream-et përdoren për veprime input dhe output.
Burimi: mesoprogramim.com
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK