Ne kemi pesë burime, me anë të të cilave mund t’i flasim vetvetes sonë, apo pesë burime, me anë të të cilave mund ta programojmë vetveten tonë. Ato janë:

Prindërit…

-A mund të kujtohesh se kur të ka rastisur të dëgjosh për herë të parë shprehjet, si:

– Ti je dembel!

– A nuk ke mundësi, që së paku një herë ta bësh një punë si duhet!

– Ti je i padisiplinuar!

– Ti je i marrë si filani!

E nëse ti je si shumica, atëherë unë e kam një surprizë për ty. Kjo ka të bëjë me atë se Dr. Shad Helmstetter, në librin e tij What do you say to yourself when you talk to yourself, thotë:

“Me të vërtetë brenda 18 vjetëve të parë të jetës sonë, nëse themi se ne jemi rritur në një familje me edukatë pozitive dhe të pranuar, të është thënë më së paku 148000 herë “JO”, apo “JO, ti nuk ke mundësi ta bësh këte”.”

-A mund ta paramendosh, 148000 herë të të jepen mesazhe negative?!…

Çudia nuk do të mbarojë me kaq, pasi ti do të habitesh edhe më shumë kur të kuptosh se përgjatë të njëjtës moshë, çdo herë, sipas Dr. Hehnstetter neve nuk na janë dërguar më shumë se disa mija sinjale, shenja apo mesazhe pozitive.

Duhet të kemi kujdes dhe të mos mendojmë se prindërit tanë, nënat dhe baballarët tanë janë njerëz të këqij, apo edukatorë të këqij, për arsye se ata nuk kanë pasur njohuri për ndonjë rrugë më të mirë të edukimit, pasi edhe vetë janë rritur, janë edukuar dhe janë programuar në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtin sistem nga prindërit e tyre. Andaj, edhe prindërit tanë e kanë paguar të njëjtën formë, të njëjtën edukatë dhe të njëjtin sistem negativ të programimit tonë, por që një gjë të tillë e kanë bërë tërësisht pa ndonjë qëllim të keq, apo pa vetëdije. Përkundrazi ata këtë gjë e kanë bërë me dashuri dhe vullnet të plotë.

Dr. Tad James dhe Wyatt Woodsmall në librin e tyre Time line and the Basis of Personality, thonë:

“Kur të arrijmë moshën 7 -vjeçare mbi 90% të parimeve dhe të virtyteve tona vetëm se janë ruajtur në mendjen tonë, ndërsa kur të arrijmë moshën 21 -vjeçare, atëherë këto parime dhe virtyte vetëm se kanë zënë vend dhe janë plotësuar në mendjen tonë”.

Në këtë formë ne vetëm se e kemi përfunduar fazën e konstruktit dhe të formësimit tonë, pavarësisht nëse kjo është bërë në mënyrë të drejtë apo të gabuar, gjegjësisht, pozitive apo negative.

Shkolla…

Nëse e kthen memorien tënde në hapat e parë të shkollimit, padyshim se do të kujtohesh se ti ke kaluar nëpër faza të këqija dhe aspak të mira të shkollimit. Në veçanti do të kujtosh rastet kur mësuesi ka shpjeguar diçka dhe ti nuk ke mundur që ta kuptosh dhe ta kapësh, ashtu siç duhet, andaj je detyruar që të parashtrosh disa pyetje sqaruese, ndërsa mësuesi yt të është përgjigjur duke të thënë: “A nuk ke mundësi, së paku një herë në jetën tënde të kuptosh, ashtu siç duhet?”

Padyshim një ngjarje e tillë do të jetë shfrytëzuar nga pjesa tjetër e klasës që të tallen dhe të të përqeshin ty. Nëse je i ngjashëm me shumicën e njerëzve, atëherë nuk ka fare dyshim se ti ke kaluar edhe nëpër shumë situata të tilla e ndoshta edhe më të rënda dhe më të sikletshme se kjo. Pra, shkolla është burimi i dytë, prej atyre pesë burimeve kryesore, që ndikojnë drejtpërdrejt në konstruktim, formësimin dhe programimin tonë, pavarësisht nëse ky konstruktim dhe ky sistem i programimit ka qenë pozitiv apo negativ.

Shokët dhe miqtë janë ata që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe shumë thelbësor te njëritjetri. Kështu pra, ata kanë mundësi të bartin veset dhe zakonet negative tek njëri -tjetri me një lehtësi shumë të madhe. Ata arrijnë që të bartin vesin e duhanpirjes, të alkoolit, të drogës, të vjedhjes, të amoralitetit e shumë e shumë veseve tjera. Ndërsa ne jemi dëshmitarë të asaj se shumica e duhanpirësve e kanë filluar këtë ves dhe këtë zakon të tyre në bankat shkollore. Pra, ata janë ndikuar nga persona të tjerë dhe kjo zakonisht ka ndodhur, kur ata kanë qenë të moshës nga 8 deri në 15 vjeç. Një moshë e tillë te psikologët është e njohur si “mosha e imitimit ndaj të tjerëve”, pasi që në këtë moshë apo nga kjo moshë fëmijët fillojnë të imitojnë të tjerët dhe të marrin prej zakoneve, prej veseve, prej virtyteve, prej moralit dhe prej sjelljeve të tyre.

Pra, shoqëria është burimi i tretë që ndikon drejtpërdrejt në konstruktimin dhe në formën e programimit të vetvetes sonë apo të personalitetit dhe të karakterit tonë, pavarësisht nëse kjo do të bëhet në aspekt pozitiv apo negativ.

Media…

Sipas një studimi të paraqitur nga American Heart Asociation në Konferencën e 48-të vjetore për Parandalimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare dhe Epidemiologjike, shumica e të rinjve (6000) kalojnë mesatarisht 20 orë në javë përpara ekraneve televizive dhe kompjuterike, një e treta kalojnë afërsisht 40 orë në javë, dhe rreth 7% janë të ekspozuar më shumë se 50 orë në javë.

Andaj nëse një fëmijë e sheh se si një këngëtar apo një aktor që ai e preferon bën një gjest të caktuar, atëherë ky do të përpiqet me çdo kusht ta imitojë, pavarësisht nëse ai gjest ka qenë i mirë apo i keq. Ndërsa për të dëshmuar një gjë të tillë, do të sjellim rastin kur një prej këngëtareve të njohura botërore, në një prej koncerteve të saj është shfaqur me një bluzë që nxirrte në shesh një pjesë të harkut të saj dhe a mund ta imagjinosh se çka ka ndodhur? Në të njëjtën javë, më shumë se SO mijë të reja kanë veshur të njëjtën formë të bluzave.

Pra, edhe media është një prej burimeve kryesore që ndikon drejtpërdrejt në formësimin dhe në mënyrën e programimit të personalitetit tonë, pavarësisht nëse kjo ndodhë në aspekt pozitiv apo negativ. Ajo që është më se e rëndësishme, është fakti se një gjë e tillë ndodhë, deshëm apo nuk deshëm ne.

Ti vetvetiu…

Për dallim nga katër burimet e lartpërmendura që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në konstruan tonë, kësaj mund t’ia shtojmë edhe burimin e pestë, që ka të bëjë me vetveten tënde.

Përderisa isha duke folur një herë në një pre)“ ligjërimeve të mia rreth formave të formimit të plotë të karakterit tonë, njëra prej studenteve të mia më tregoi se prindërit e saj nuk e kishin dashur kurrë dhe se kurrë nuk ia kishin shprehur dashurinë dhe ngrohtësinë prindore.

U ndjeva shumë keq, sa që e ndjeva se ajo është duke menduar se është e larguar nga të gjithë dhe se në këtë botë jeton e vetme. Ajo e kishte filluar një ves shumë të keq. Kishte Blluar ta hajë ushqimin me shije dhe me lakmi dhe vetë tregonte se ushqimi i vinte edhe i shijshëm, dhe lakmia për ushqim të vazhdueshëm i vinte në të njëjtën kohë. Kjo gjë kishte ndikuar që ajo të shtonte peshë në mënyrë marramendëse. Në kohën kur ishte duke prezantuar në ligjëratën time, ishte në moshën 38 -vjeçare dhe ishte me mbipeshë të madhe. Ajo kishte ardhur të prezantonte në ligjëratë, me shpresë se do të mund të gjente ndonjë rrugëdalje për problemet e saj, pasi që ende ndjehej e vetmuar.

Pra, është shumë e mundshme që përmes vetes sonë dhe përmes të folurit dhe të komunikuarit me vetveten tonë, ta kthejmë veten tonë në një personalitet të suksesshëm dhe pozitiv, i cili

do të jetë në gjendje të krijojë një jetë të lumtur duke realizuar qëllimet dhe ëndrrat e tij në jetë, apo mund edhe ta kthejmë veten tonë në një personalitet të pasuksesshëm dhe negativ, i cili do të krijojë për ne një jetë të hidhur dhe të dështuar duke mos arritur të reahiojë nga qëllimet dhe ëndrrat e tij asgjë në këtë jetë.

Në lidhje me këtë Dr. Helmstetter thotë: “Me të Vërtetë atë që e fikson në mendjen tënde, pavarësisht nëse është pozitive apo negative, në fund ke për ta gjetur”.

Ibrahim El-Fekij

STUDENTET.MK

About Author