Përshkrimi i drejtimit

Inxhinieria Metalurgjisë dhe Materialeve merret me hartimin, prodhimin dhe kontrollin e cilësisë së materialeve, duke filluar nga lënda e parë. Nanoteknologjia është një nga fushat kryesore në Inxhinierisë së Metalurgjisë dhe Materialeve.

Profesionalizimi në këtë inxhinieri varet nga dëshira e studentit për shkak se shtrirja e Inxhinierisë Metalurgjike dhe Materialeve është mjaft e gjerë si shkak i përdorimit të materialeve të ndryshme në industri dhe në jetën e përditshme.

Çka mësohet?

Nga vetë emri nënkuptojmë se fokusi kryesorë i kësaj inxhinierie janë materialet. Ndërsa lëndë bazike të Inxhinierisë Metalurgjike dhe Materialeve janë kimia me degët e saja dhe lëndët nga shkenca e materialeve. Varësisht nga drejtimet e kësaj disipline, mund të kemi edhe lëndët.

Cilat janë mundësit e punësimit?

Bëhet fjalë për një nga inxhinieritë më të vjetra dhe me më perspektivë andaj edhe mundësia e punësimit është shumë e madhe, varësisht nga sektori i preferuar. Industritë ku mundeni të punësoheni janë: industria e hekurit çelikut, industria qeramike dhe zjarrduruese, industria e kallëpimit, industria e mbrojtjes, hapësira dhe industria e hapësirës ajrore, industria e prodhimit të makinerive, nanoteknologjia dhe materialet e teknologjisë së lartë, prodhimi i materialeve magnetike, prodhimi i materialeve biomjekësore, kompanitë e kontrollit dhe mbikëqyrjes së cilësisë, industria automobilistikes, industria e aeroplanëve dhe ndërtimi i anijeve, teknologjia plastike, industria e prodhimit të materialeve të saldimit, industria e formimit dhe përpunimit të metaleve, punimi i sipërfaqes dhe industria e veshjes, prodhimi i materialeve për elektronik-elektronik, etj.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S