Përshkrimi i drejtimit

Inxhinieria elektrike dhe elektronike është një disiplinë e inxhinierisë që harton, zhvillon dhe prodhon të gjitha sistemet elektrike dhe elektronike, siç janë pajisjet elektrike, radarët dhe sistemet e navigimit, sistemet e komunikimit, pajisjet e prodhimit të energjisë, motorët dhe bateritë.

Nëse jeni të interesuar për telefonat e mençur, tabletat, furrat me mikrovalë, kompjuterët, robotët, avionët dhe sistemet elektrike të automjeteve dhe pajisjet elektronike se si punojnë dhe veprojnë, inxhinieria e elektrikes dhe elektronikës është për ju.

Çka mësohet?

Inxhinieria elektrike dhe elektronike shtylla bazë ka matematikën dhe fizikën. Gjithashtu në këtë drejtim ballafaqoheni me lëndët kryesore siç janë telekomunikimi, qarqet logjike, matjet etj. Andaj është e nevojshme që të keni njohuri bazike paraprake nga fizika, për tu përshtatur më lehtë në periudhën fillestare si student.

Mundësitë e punësimit?

 Si një inxhinier elektrik-elektronik ka mundësi të pune në kompani për telekomunikim, kompani të cilët punojnë në sektorin e elektrikës dhe elektronikës, transport, mbrojtje, industrinë e teknologjisë dhe institucionet qeveritare.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S