1. Sinqeriteti në fjalë

Myslimani gjithnjë duhet të thotë të vërtetën, të flasë me sinqeritet dhe të mos japë dezinformata. Kjo, ngase rrena është prej shenjave të hipokrizisë, siç ka thënë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Shenjat e munafikut janë tri: Kur flet, gënjen, kur premton e thyen premtimin dhe kur i besohet diçka, tradhton.”[1]

2. Sinqeriteti në vendosmëri

Myslimani kur vendosë të bëjë një punë, duhet të mos hamendet, por të vazhdojë duke mos kthyer kokën prapa dhe të mos mendojë në diçka tjetër, por ta realizojë atë që ka menduar ta bëjë.

3. Sinqeriteti në marrëdhëniet me të tjerët

Myslimani kur të bashkëveprojë me dikë, kësaj duhet t’ia bashkëngjesë sinqeritetin. Kështu, ai kurrë nuk duhet të tradhtojë, mashtrojë, falsifikojë apo zhgënjejë tjetrin.

4. Sinqeriteti në premtim

Myslimani kur të premtojë diçka, këtë premtim duhet realizuar. Kjo, ngase thyerja e premtimit është prej shenjave të hipokrizisë.

5. Sinqeriteti në paraqitje

Myslimani nuk duhet shfaqur ndryshe nga ajo që në të vërtetë është dhe nuk duhet shfaqur të kundërtën e asaj që e fshehë në vete.

 

[1] Muttefekun alejhi, shënojnë  Buhariu (33) dhe Muslimi (59).

 

Përmblodhi dhe përshtati :

WWW.STUDENTET.MK

About Author