Studenti musliman mbështetet në Allahun e Lartësuar, kur përballet me provimet e dynjasë dhe tek Ai kërkon ndihmë. Student të nderuar, do të sjellim para jush disa këshilla se si të jeni të suksesshëm në provime:
– T’i drejtohemi Allahut me dua në çfarëdo mënyre të lejuar si: Ë:”O Zot ma zgjero gjoksin tim dhe ma lehtëso çështjen time”.
– Të flesh herët dhe të shkosh në provim në kohën e caktuar.
– T’i marrësh të gjitha veglat e nevojshme me vete si: lapsin, vizoren…etj.
– Thuaje duanë e daljes nga shtepia: (Bismil-lah tewek-keltu alal-llah we la haule we la ku-uete il-la bil-lah, All-lahum-me in-ni eudhu bike en edil-le eu exhhele eu juxhhele alejj), që do të thotë: Me emër të Allahut i jam mbështetur Allahut dhe nuk ka ndryshim e as fuqi pos Allahut. O Allahu im, kërkoj mbrojtje te Ti që mos të devijoj ose të mos më devijojnë të tjerët, të mos zhytem ose të më zhysin të tjerët, të mos futem në zullum ose të më fusin të tjerët, të mos bëhem injorant ose të më bëjn injorant të tjerët).
Dhe mos harro që të jesh i kujdesshëm ndaj prindërve që t’i kenaqësh ata, sepse duaja e prindërve është e pranuar.
– Të thuash : Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirbërësit, para se të fillosh provimin sepse thënia e saj, është e pëlqyer të thuhet në fillim të çdo punë të mirë.
– Bëje të ditur se kopjimi është haram.
Muhammedi, sal-all-llahu alejhi ve selem, ka thene: ” Kush bën hile nuk është prej nesh.”
Kopjimi është padrejtësi dhe marrja e notes së mire dhe diplomës në këtë mënyrë është e ndaluar dhe rënia dakord me shokun tënd ose profesorin është bashkëpunim në mekat, prandaj largohu haramit se Allahu të begaton me mirësite e Tij.
Kush braktis diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mire se kjo.
– Frikësohu Allahut dhe mos i merakos shokët dhe mos i frikeso, por jepu shpresa, kurajo me fjalë të mira duke ju thënë: inshaAllah do të kaloni me sukses…
Hyre në provim…
– Zgjidhe vendin e përshtatshem kur të ulesh dhe kujdesu që trupin (shpinën) ta mbash drejt kur të ulesh në karrige.
– Kur te marrësh fletën shiko njëherë pyetjet, sepse nga studimet që janë bërë thuhet se 10% të kohës së caktuar për provim t’ia kushtosh leximit të pyetjeve më imtësi dhe t’i nënvizosh ato fjalë apo detyra, të cilat janë të vështira dhe të rëndësishme që kur t’i mbarosh të lehtat t’ju kthehesh atyre.
– Mos harro përmendjen e Allahut, sepse kjo largon shqetësimin dhe nëse të mbyllet ndonjë çështje, pra nëse nuk të kujtohet, lute Allahun që ta lehtësoj kujtimin e saj.
– Planifikoje që së pari të zgjedhësh pyetjet e lehta dhe pastaj të vështirat dhe gjatë leximit të pyetjeve shëno vërejtjet dhe mendimet që të vinë për momentin që t’i përdorësh më pas në pyetjet e mbetura.
– Përgjigju pyetjeve sipas rëndësisë.
– Puno ngadal dhe mos shpejto se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ngadalësia është nga Allahu, ndërsa shpejtësia është nga shejtani.”
– Mendohu mirë në zgjedhjen e përgjigjes së saktë në provim, në rast se pyetja është me disa zgjedhje dhe ti duhet te zgjedhësh njërën prej tyre vepro si vijon: Nëse je i sigurtë në përgjigje largoi veset dhe nëse nuk je i sigurt fillo duke hequr ato për të cilat nuk ta merr mendja se janë dhe përgjigju asaj që ta merr mendja më së shumti dhe mos e ndrysho vetëm nese je i sigurt se është gabim, sepse sipas studimeve që janë bërë thuhet se përgjigja e vërtet është ajo që vjen në mendjen e studentit së pari.
– Përgjigjen kryesore shkruaje në fillim të rreshtit sepse këtë e kërkon ai që kontrollon provimin. Nëse e shkruan brenda rreshteve ndodh që nuk e shikon, si shkak i shpejtësisë së kontrolluesit.
– Ndaje 10% të kohës për korrigjimin e pyetjeve duke mos u ngutur e sidomos në matematikë, në shkruarjen e numrave dhe pas korrigjimit dorëzo fletën e provimit.
– Nëse pas provimit shikon se ke gabuar në disa pyetje, kjo të jetë mësim dhe të përgatitesh më shumë në të ardhmen dhe të mos shpejtosh në pergjigjet tuaja dhe kënaqu me kaderin e Allahut dhe mos u shqetëso, por kujto thënien e Pejgamberit, sal-all-llahu alejhi ve selem: “Nëse të godet diçka mos thuaj sikur të kisha bërë kështu ose ashtu por thuaj cfarë dëshiron Allahu vepron sepse fjala ‘sikur’ hap derën shejtanit”.
Përmblodhi dhe përshtati :
STUDENTET.MK