Na ishte një herë në pyll një dru i lartë, e i fortë dhe pranë sajë një barishte. Derisa ditët kalonin dhe druri vazhdonte të përsëriste fjalët me krenari se “Unë jam shumë i fortë dhe asnjë stuhi nuk mund të më mposhtë”.

Kur barishtja e dëgjoi këtë, iu drejtua drurit duke i thënë: “I dashur mik, krenaria e tepërt është e dëmshme, dhe se edhe të fortit një ditë do të bijën përtokë.”

Druri i injoroi fjalët e barishtes dhe vazhdoi të lavdëron veten. Në pyll frynin erëra të ndryshme, druri çdoherë qëndronte i fortë dhe se stuhia dhe reshjet e ndryshme nuk i bënin dëm asgjë. Ndërsa barishtja me çdo reshje apo stuhi u përulte dhe nuk mundej ti rezistonte.

Një ditë filloi përsëri të ketë stuhi, po kësaj radhe ishte e pazakontë. Derisa barishtja vazhdimisht luhatej dhe përulej, druri vazhdonte të qëndronte i fortë, mirëpo stuhia vazhdonte të rriste intensitetin dhe shkoi deri në atë masë sa rrëzoi edhe drurin e fortë.

Pasi kaloi stuhia, barishtja u kthye përsëri në gjendjen normale, mirëpo më nuk po shihte më drurin krenarë.

Mesazhi i tregimit: “Mos lejoni që krenaria juaj të marrë rrugën e tejkalimit të vështirësive të mëdha.”

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author