Një kompani televizive në Nju ]ork ka bërë një studim rreth fjalës që më së shumti përdoret në bisedat televizive që zhvillohen në studiot e ndryshme të televizioneve. Ky studim kishte nxjerrë një rezultat të habitshëm, pasi që kishte ardhur në përfundim se nga 5000 fjalë të përdorura në bisedat televizive, në 3990 prej tyre ishte përdorur në forma të ndryshme fjala “UNË”, si për shembull “Unë personalisht” , “Unë vetvetiu” etj.

Një prej personazheve të komedisë amerikane, Carole Burnt, e kishte ftuar në një emision të saj një shoqe të veten dhe pas një bisede shumë të gjatë, Carol ishte ndaluar për një moment dhe e kishte shikuar orën e pastaj i ishte drejtuar shoqes së saj, duke i thënë:

-Më fal, se paska kaluar kohë e gjatë që kur jam duke folur për veten time, ndërsa paskam harruar të të pyes ty fare. Andaj ja tani po ta japim fjalën, kështu që nëse keni mundësi të na tregoni se çka mendoni ju rreth meje, pra cili është mendimi juaj rreth meje?

Ajo kishte për qëllim që përmes këtij qëndrimi të saj dhe kësaj sjelljeje, ta kritikonte një fenomen të tillë që ishte përhapur në Amerikë.

Kështu pra, nëse dëshiron t’ua lejosh të tjerëve të përqeshin dhe të nënçmojnë ty, atëherë mos ndalo së foluri rreth vetes dhe bindu se do t’ia dalësh mbanë me sukses të plotë. Mos harro dhe çdo herë mbaje në mend se çdo njëri prej nesh ka një zë përbrenda tij që e thërret dhe i thotë: “Unë jam personi më i rëndësishëm në botë”. Në lidhje me këtë është edhe një proverb e lashtë që thotë:

“Nëse ju flet njerëzve për veten tënde, do të të dëgjojnë, por nëse ju flet për veten e tyre do të të duan.”

Andaj duhet të mundohesh ta zvogëlosh maksimalisht përdbrimin e lialés “UNË” dhe tregohu bujar dhe fisnik në përdorimin e fjalës “Ti” apo “Ju”.

Dr. Ibrahim Fekij

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author