Firma më ortakë mund të krijohet me dy ose më shumë pronarë. Secili prej tyre dakordohet që të kontribuojë me një pjesë të punës dhe kapitalit të tij në firmë, të marr një pjesë të fitimit të saj dhe të ketë përgjegjësin e vet në humbjet apo detyrimet e firmës .Si rregull,në këtë formë organizimi numri i ortakëve nuk mund te jetë mbi një limit të caktuar. Një firmë më ortakë ka një strukturë organizimi më të komplikuar sa një firmë individuale .  Fitimet firmës me ortakë taksohen si të ardhura personale të pronarëve . Çdo ortak  është ligjërisht përgjegjës për të gjitha detyrimet e firmës ,ortakët kanë përgjegjësi të pa kufizuar madje një ortakë  mund të mbajë përgjegjësi edhe për gabimet që mund të bëjnë ortakët e tjerë. Firmat me ortakë zakonisht krijohen në profesione të tilla ,si arkitekt,kontabilist dhe jurist .

Avantazhet

Firma  me ortakë ashtu si edhe firma individuale mund të krijohet dhe të organizohet lehtë. Kjo formë e biznesit është e aftë të tërheqë më shumë kapital se sa firmat individuale, ne këtë mënyrë shtohen burimet financiare të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e firmës .

Disavantazhet

Disavantazh kryesor edhe për firmën më ortakë është përgjegjësia e pa kufizuar financiare, por ka një veçori në krahasim me firmat e tjera individuale,një ortak mban përgjegjësin edhe për gabimet e ortakëve të tjerë. Në firmën më ortak kërkohet pëlqimi i të gjithë ortakëve për çdo vendim që lidhet me aktivitetin e firmës. Marrëveshjet për të krijuar një firmë më ortak përmban veprime ligjore të ndërlikuara për të blerë apo shitur pjesën përkatëse ne firmë. Çdo ndryshim në përbërjen e ortakëve automatikisht dërgon  ne shpërbërjen e firmës,firmat me ortakë kanë një jetë të kufizuar në biznes. Nëse një ortakë tërhiqet ose vdes marrëveshja përfundon në atë moment.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author