Lloji i parë: Fshehja e lëvdueshme
Ky lloj përfshin fshehjen e sekreteve të njerëzve dhe është lloj i besnikërisë të cilin çdo mysliman duhet përvetësuar.
Lloji i dytë: Fshehja e urryer
Ky lloj ndahet në dy nënlloje.
1. Fshehja e dëshmisë. Këtë lloj All-llahu i Madhërishëm e ka qortuar me këtë ajet: “Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet.”[1] Po ashtu All-llahu i Madhërishëm thotë: “Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë.”[2]
2. Fshehja e asaj që All-llahu e ka zbritur. All-llahu mori besën nga pejgamberët dhe të dërguarit se nuk do të fshehin asgjë nga ajo që u shpallet prej Tij dhe premtoi se kush e bën këtë gjë do të ndëshkohet në dynja dhe ahiret duke thënë: “Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t’u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.”[3]
All-llahu i Madhërishëm në një ajet tjetër i ka mallkuar ata që e fshehin shpalljen e All-llahut dhe ka thënë: “Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.”[4]
[1] Kaptina El-Bekare, ajeti 283.
[2] Kaptina El-Bekare, ajeti 140.
[3] Kaptina El-Bekare, ajeti 174.
[4] Kaptina El-Bekare, ajeti 159.