Një djalë 24 vjeçar duke parë nga dritarja e trenit bërtiti …
“Babi, shikoni pemët po shkojnë prapa!”
Babai buzëqeshi dhe një çift i ri u ul pranë, duke parë sjelljen fëmijërore të 24-vjeçarit me keqardhje ku papritur ai përsëri thirri …
“Babi, shiko retë po vrapojnë me ne!”
Çifti nuk mund t’i rezistonte dhe i tha njeriut të vjetër …
“Pse nuk e merrni djalin tuaj në një mjek të mirë?” Plaku buzëqeshi dhe tha … “Unë sapo e bëra këtë. Unë po vij nga spitali, djali im ishte i verbër që nga lindja, atij i erdhën sytë sot”.
Çdo person i vetëm në planet ka një histori. Mos i gjykoni njerëzit përpara se t’i njihni ata me të vërtetë. E vërteta mund të ju befasojë.
Përktheu dhe përshtati
STUDENTET.MK