-Gjymtyrët e dyta (apo plotësit e fjalisë) janë:
•Rrethanori;
•Kundrinori;
•Përcaktori;

-Rrethanori
•Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë. Ai tregon rrethanat e kryerjes së veprimit, si: kohë, vend, mënyrë, shkak, sasi, qëllim. Ai në fjali gjendet me pyetje të ndryshme: kur?, ku?, si?, pse?, sa?, përse?. Rrethanori gati gjithmonë qëndron pas foljes ose kallëzuesit, por ai shpesh del edhe para foljes ose kallëzuesit.

-Rrethanori i kohës
•Rrethanori i kohës tregon kohën e kryerjes së veprimit. Rrethanori i kohës lëviz lirshëm në fjali. Ai gjendet me pyetjen: kur?:
Mbrëmë shkuam në kinema.

Me se shprehet rrethanori i kohës?
•Rrethanori i kohës shprehet me:
a) emër me e pa parafjalë:
Ndeshja finale do të zhvillohet të mërkurën.
b) grup emëror:
Ndeshja finale u zhvillua para një jave.

c) ndajfolje ose shprehje ndajfoljore:
Ndeshja finale u zhvillua dje.
d) formëtëpashtjelluar:
Me të zbardhur fëmijët u nisën në ekskursion.

-Rrethanori i vendit
•Rrethanori i vendit tregon vendin e kryerjes së veprimit. Ai lëviz lirshëm në fjali. Rrethanori i vendit gjendet me pyetjen: ku?:
Ata shkuan në shkollë.

Me se shprehet rrethanori i vendit?
•Rrethanori i vendit shprehet me:
a) emër me parafjalë:
Librat i mbaj në bibliotekë. (ku?)
b) grup emëror:
Jam nisur për në Galerinë e Arteve. (për ku?)
c) ndajfolje:
Zhurma dëgjohej sipër. (ku?)

-Rrethanori i mënyrës
•Rrethanori i mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit. Ai lëviz lirshëm në fjali. Rrethanori i mënyrës gjendet me pyetjen: si?:
Ajo këndon bukur.

Me se shprehet rrethanori i mënyrës?
•Rrethanori i mënyrës shprehet me:
a) një ndajfolje ose shprehje ndajfoljore (me emër në rasën kallëzore):
Dëbora mbulonte shpejt e shpejt (si?) çdo gjë.
b) një grup emëror:
Njëfluturpothithteme ëndje të madhe (si?) nektarin e luleve.
c) një formë të pashtjelluar:
Djemtë ecnin me nxitim pa parë (si?) rrugën.

-Rrethanori i shkakut
•Rrethanori i shkakut tregon një shkak që sjell një pasojë të caktuar. Ai varet nga kallëzuesi, por ndonjëherë edhe me emër ose mbiemër. Rrethanori i shkakut zë vend pas gjymtyrës nga varet. Ai gjendet me pyetjen: pse?:
Ajo shkoi te mjeku, sepse ishte e sëmurë.

Me se shprehet rrethanori i shkakut?
•Rrethanori i shkakut shprehet me:
a) ndajfolje:
Pse ke bërë gjithë këto gabime në diktim, Dritan?
b) emër me parafjalë:
– I kam bërë nga nxitimi, mësuese.

c) grup emëror:
Rezultatet i ke të ulëta për shkak të mungesave.
d) përcjellore:
Duke mos u mjekuar me kohë, sëmundja iu rëndua.

-Rrethanori i sasisë
•Rrethanori i sasisë tregon sasi.
Ai gjendet me pyetjen: sa?:
Ata morën pak libra.

Me se shprehet rrethanori i sasisë?
•Rrethanori i sasisë shprehet me:
a) një ndajfolje ose shprehje ndajfoljore:
Mbrëmë ajo hëngri pak.
b) një grup emëror ku bërthama tregon një njësi matjeje dhe ka përpara zakonisht një numëror:
Nëna bleu 5 kg mollë.

-Rrethanori i qëllimit
•Rrethanori i qëllimit tregon qëllimin e kryerjes së veprimit. Ai varet nga kallëzuesi. Rrethanori i qëllimit zë vend pas gjymtyrës nga varet. Ai gjendet me pyetjen: përse?:
Ai shkoi për të luajtur.

Me se shprehet rrethanori i qëllimit?
•Rrethanori i qëllimit shprehet me:
a) ndajfolje:
Përse ke ardhur deri këtu?
b) emër me parafjalë:
Djemtë kanë ardhur këtu për punë.

c) grup emëror:
Prindërit përpiqen për të mirën e fëmijëve të tyre.
d) paskajore:
Ajo ka shkuar në Amerikë për t’u specializuar.

 

[vazhdon…]

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

 

About Author

Admin_S