-Gjymtyrët kryesorë të fjalisë

•Gjymtyrët kryesorë të fjalisë janë:
Kryefjala;
Kallëzuesi;

-Kryefjala
•Kryefjala është gjymtyrë kryesore e fjalisë. Ajo gjendet me pyetjet: cili?, cila?, cilët? dhe kush?. Ajo tregon një a më shumë frymore apo sende. Kryefjala zakonisht qëndron para foljes.

-Me se shprehet kryefjala?
•Kryefjala shprehet me:
a) emër në rasën emërore, të shquar e të pashquar, në numrin njëjës e shumës:
Dritani u lag nga shiu. (kush?)
b) përemër (dëftor, të pacaktuar, lidhor, vetor të çdo vete a numri):
Ajo më kërkoi një trëndafil të kuq.

c) numëror:                                                                                                                                                                             Të dy filluam të ecnim duke çaluar në korridor.
d) grup emëror:
Yt vëlla të la vetëm.

-Kallëzuesori i kryefjalës
•Kryefjala mund të marrë një kallëzuesor.
Shqiponja është simboli ynë kombëtar.
•Kallëzuesori i kryefjalës tregon një cilësi të personit apo sendit që shënohet nga kryefjala.

-Kallëzuesi
•Kallëzuesi është gjymtyra kryesore e fjalisë, që tregon një veprim apo gjendje të kryefjalës. Ai gjendet me pyetjet: ç’bën?, ç’ është?. Kryefjala dhe kallëzuesi janë të lidhur ngushtme njëri-tjetrin. Kështu, po të ndryshojë kryefjala, ndryshon edhe kallëzuesi. Kallëzuesi përshtatet me kryefjalën në numër dhe në vetë. Kallëzuesi zakonisht qëndron pas kryefjalës.

Llojet e kallëzuesit
•Llojet e kallëzuesit janë:
Kallëzuesi foljor i thjeshtë (një folje):
Ti më munde.
Kallëzuesi foljor i përbërë (dy e më shumë folje):
Po djali sa zinte të recitonte , harronte vjershën.
Kallëzuesi emëror (jam+emër, mbiemër, përemër, numëror):
Dy prej luanëve ishin meshkuj.

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S