Elementi më i zakonshëm i universit, mund të jetë më i mrekullueshmi. Dy grupe të ndryshme të studiuesve thonë se e kanë arritur atë – por sa mund t’i rezistojnë shqyrtimit?

Kush do ta imagjinonte që materiali më i madh i zakonshëm në botë mund të prodhonte kaq shumë nxehtësi? Fatkeqësisht, nuk është lloji i dobishëm dhe termik i nxehtësisë. Ose të paktën, jo akoma. Pas më shumë se 90 vjet përpjekjesh për të krijuar hidrogjen në formë metalike, i vetmi rezultat i verifikueshëm ka qenë grindja në mes atyre që e kërkojnë atë.

Të qenit i pari që prodhon hidrogjen metalik do të ishte një arritje e madhe. Aq e madhe sa që grupe të shumta studiuesish tashmë kanë pretenduar sukses. Por rivalët e tyre janë shumë skeptikë. Përgjigja ndaj pretendimit të fundit, botuar në qershor, është tipike. “Ky punim është shumë i zhurmshëm për asgjë,” thotë Ranga Dias në Universitetin e Rochester në New York.

Mbrojtësit e “hidrogjenit metalik” pohojnë se ky version i elementit të zakonshëm mund të revolucionarizojë shkencën dhe teknologjinë. Për një gjë, mund të jetë një zbulim i madh si karburant për raketa, me shndërrimin e tij përsëri në hidrogjen molekular që lëshon sasi të mëdha nxehtësie. Me këtë ekzistojnë shpresat e mëdha të shkencëtarëve planetarë, sidomos për bërthamat e gjigandëve të gazit si Jupiteri, e cila mendohet se përbëhen nga kjo lëndë. Nëse do të mund ta bënim në laborator, mund të jemi në gjendje të kuptojmë se si formohen këto planetë. Ndoshta më joshës nga të gjitha është aftësia e përfolur e hidrogjeni metalik për superpërçueshmëri në temperaturën e dhomës, duke e lejuar që energjia elektrike të përçohet pa humbje të energjisë.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author