Ashtu si COVID-19, shumë prej viruseve të rinj infektivë që shfaqen tek njerëzit kanë origjinë nga specie të tjera shtazore. Sidoqoftë, nga 1.7 milion viruseve të bartura nga kafshët vetëm një pjesë e vogël e tyre janë të afta të infektojnë njerëzit, prandaj përcaktimi i atyre që përbëjnë kërcënimin më të madh është një detyrë gjigande.

Studiuesit në Universitetin e Glasgow kanë gjetur një metodë të përdorimit të makinerisë me intelegjencë artificiale për të kapur gjenomet e viruseve dhe për të parashikuar mundësinë e tyre për të infektuar njerëzit. 

Metoda mund të ndihmojë shkencëtarët të zhvillojnë vaksina për të mbrojtur kundër kandidatëve më të mundshëm, përpara se virusi ta bëj kërcimin nga kafshët te njerëzit.

“Këto gjetje i shtojnë një pjesë thelbësore sasisë tashmë të habitshme të informacionit që mund të nxjerrim nga sekuenca gjenetike e viruseve duke përdorur teknikat e intelegjencës artificiale,” tha autori i studimit Dr Simon Babayan, një pedagog në Institutin e Shëndetit të Kafshëve dhe Mjekësisë Krahasuese të Universitetit të Glasgow.

“Një sekuencë gjenomike është zakonisht informacioni i parë, dhe shpesh i vetëm, që kemi për viruset e sapo zbuluara, dhe sa më shumë informacion që mund të nxjerrim prej tij, aq më shpejt mund të identifikojmë origjinën e virusit dhe rrezikun zoonotik që mund të paraqesë.

Nga eksperimentet e kryera u  zbulua se disa gjenome të virusit mund të kenë karakteristika gjenetike të identifikueshme që u mundësojnë atyre të hidhen nga kafshët te njerëzit.

Viruset e identifikuar nga modelet tani do të kërkojnë teste të mëtejshme laboratorike për të konfirmuar që ata janë në gjendje të infektojnë njerëzit, por edhe kështu do të kërkohet studim i mëtejshëm për të hetuar aftësinë e tyre për të kaluar midis njerëzve dhe kushtet mjedisore në të cilat ata janë në gjendje të mbijetojnë, thonë studiuesit.

Përgatiti dhe përshtati:

STUDENTËT.MK

About Author