Ndjekja e diturisë është madhështore përderisa nuk bëhet shpërqendrim.

Ne jetojmë në një botë me shumë informacione dhe kjo nuk është asgjë më pak se një bekim.

Përgjatë shumicës së historisë njerëzore, qasja në njohuri ishte e kufizuar. Fuqia barazohej me qasjen në informacion. Mbretërit ndërtuan biblioteka të mëdha dhe tekstet ishin gjëra të rralla dhe me vlerë.

Megjithatë, sot, ajo që dikur ishte e pakët është e bollshme. Ne jemi të mbytur në informacione.

Ka më shumë libra për të lexuar, bloge për të ndjekur dhe video për të parë sesa çdokush mund të konsumonte në jetë të panumërta. Megjithëse ne kemi mundësinë e jashtëzakonshme për të mësuar pothuajse gjithçka me disa prekje ose klikime, kjo aftësi e re paraqet sfida.

Tani, në vend të informacionit, malli i pakët është vëmendja.

Këtu janë hapat që duhen ndërmarrë për t’u bërë mjeshtër, dhe jo skllav, i mbingarkesës së informacionit:

Shndërroni Vlerat E Juaja Në Kohë

Përvetësimi i konsumimit të informacionit fillon me përcaktimin e vlerave tuaja, pastaj shndërrimin e këtyre vlerave në kohë. Vlerat si ndershmëria, integriteti, mbështetja te vetja dhe mirësia janë tipare që dëshironi të mishëroni më shumë sesa diçka që dëshironi të keni, si paraja ose statusi shoqëror. Nëse mund t’ju ​​meret, nuk është një vlerë. Një vlerë është si një yll udhëzues; është pika fikse që ne përdorim për të na ndihmuar të lundrojmë në zgjedhjet tona të jetës, përfshirë mënyrën se si e kalojmë kohën tonë.

Duke i kategorizuar vlerat tona në tre fusha të jetës – ju, marrëdhëniet tuaja dhe puna juaj – ne marrim dy gjëra: një skicë se ku e kalojmë kohën tonë dhe një mënyrë për të menduar se si i planifikojmë ditët tona.
Për shembull, nëse përulësia dhe ndjeshmëria janë disa nga vlerat tuaja, ju mund të dëshironi të gjeni kohë në orarin tuaj për të lexuar mbi një kauzë shoqërore që ju intereson.

Ju gjithashtu mund të dëshironi të përdorni të njëjtat vlera për të filtruar informacionet që nuk përputhen me vlerat tuaja.

Por çfarë ndodh pasi të vendosni të konsumoni lloje të caktuara të përmbajtjes dhe të zbuloni se ka akoma shumë për të kaluar?

Vendosni Kufizime

Shumica e njerëzve konsumojnë informacione në çfarëdo pjese të kohës që kanë në ditën e tyre, ose kur ndihen të mërzitur, të vetmuar ose të mbingarkuar. Ato ndjenja negative, ose shkaktarë të brendshëm, janë shkaku kryesor i shpërqendrimit.

Shpërqendrimi ju largon nga ajo që keni menduar të bëni, ndërsa tërheqja, nga ana tjetër, ju tërheq drejt saj.

Kjo është arsyeja pse pyetja tjetër pasi pyesni veten: “Çfarë dua të konsumoj?” bazuar në vlerat tuaja është, “Kur dua ta konsumoj?”

Ne të gjithë kemi vetëm 24 orë në ditë, kështu që duhet të marrim vendime se si duam ta kalojmë kohën tonë.

Duke ditur që keni vetëm një kohë të caktuar për të kapur lajmet, për të lëvizur në Instagram ose për të konsumuar forma të tjera të përmbajtjes ju detyron të bëni disa zgjedhje të vështira për atë që mbetet dhe atë që shkon.

Zgjidhni sa kohë në ditë do t’i kushtonit të qenit “i informuar”. Tridhjetë minuta? Gjashtëdhjetë minuta? Ti vendos. Pastaj pyesni veten: “Nëse do të kisha aq shumë kohë për të kapur të gjitha burimet e informacionit në ditën time, si do ta shpenzoja atë?”

Pyetja ju nxit të bëni kompromise që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të përqendruar në atë që ka më shumë rëndësi: gjërat e rëndësishme për të cilat dëshironi të kaloni kohën tuaj, përfshirë familjen tuaj, miqtë tuaj dhe veten.

Përfitoni Sa Më Shumë Nga Koha Juaj

Pasi të vendosni vlerat tuaja, t’i ktheni ato në kohë dhe të vendosni kufizime bazuar në orarin tuaj, duhet të keni një radhë shumë më të shkurtër të përmbajtjes që ia vlen vëmendjen tuaj. Por ka ende një truk më shumë për të përfituar sa më shumë nga koha juaj: multitasking (kryerja e më shumë detyrave njëkohësisht)!

Është e vërtetë që studime të shumta tregojnë se multitasking degradon performancën dhe produktivitetin. Por ka dy lloje të multitasking, dhe njohja e ndryshimit mund të na ndihmojë të përfitojmë më shumë nga dita jonë.
Multitasking me një kanal është lloji në të cilin njerëzit janë vërtet të dobët. Kjo ndodh kur kemi burime të shumta informacioni që përpiqen të hyjnë në trurin tonë në të njëjtën kohë në të njëjtin kanal ndijor.
Sidoqoftë, mund të përdorni multitasking me shumë kanale, me anë të të cilit ne marrim informacioen në shumë kanale informacioni menjëherë.

Për shembull, ju mund t’i mbani sytë në rrugë gjatë vozitjes (duke përdorur kanalin tuaj vizual) dhe njëkohësisht të dëgjoni radio (duke përdorur kanalin tuaj dëgjimor) pa shumë telashe.

Si mund të përdorni multitasking me shumë kanale për t’u marrë me mbingarkesën e informacionit? Ju mund të konsumoni përmbajtje ndërsa bëni disa gjëra të tjera sikur gjatë ushtrimeve, vrapimit etj.

Duke i kthyer së pari vlerat tona në kohë, duke filtruar burimet e tepërta të informacionit për të cilat nuk kemi kohë, dhe duke gjetur mënyra për të përfituar më shumë nga koha që kemi duke përdorur multitasking me shumë kanale, ne mund të konsumojmë informacione të rëndësishme pa i lejuar ato të na konsumojnë neve.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author