Jeta është si lulja. Kur e nuhat aromën e saj, nga era e saj e mrekullueshme kalon në iluzione. Kurse kur të gjakos ferra e saj, nga dhembja kthehesh në jetën reale.
Prandaj, mos lejo që të të kaplojë aroma e dynjasë dhe me të t’i harrosh adhurimet dhe ta harrosh Zotin. Dhe po ashtu, mos e lejo që dhembjet nga lëndimi të të dëshpërojnë nga mëshira e Zotit.
Mos harro se aroma e botës së amshueshme është shumë më e mirë sesa ajo e dynjasë dhe dallimi mes të dyjave është se, ajo e botës tjetër është reale dhe e përhershme, kurse e dynjasë është joreale dhe e përkohshme.
Përktheu: I. Jahiu
STUDENTET.MK