Besimi dhe veprat e mira janë çelësi i lumturisë në këtë jetë, andaj ke kujdes për to. Kërko për shkencë dhe njohuri, e sidomos lexo sepse leximi e largon shqetësimin. Ripërtërije pendimin dhe braktisi mëkatet, sepse vërtetë ato të zhgënjejnë në jetë. Lexoje Kuranin me përkushtim dhe gjithmonë përmende Zotin më shumë.
Bëhu i këndshëm dhe bamirës ndaj njerëzve, sepse bëhesh zemërgjerë. Bëhu trim e jo frikacak dhe ikanak, por trim impresionues. Pastroje zemrën tënde nga zilia, urrejtja, mashtrimet dhe çdo ligësi e sëmundje. Largohu nga vështrimi kurioz dhe përzierja e tepërt, largohu nga përgjimi dhe të folurit e tepërt, mos e tepro në ngrënie dhe në fjetje.
Angazhohu në punë produktive, të bën t’i harrosh shqetësimet dhe hidhërimet. Jetoje ditën tënde, harroje të kaluarën dhe mos u merr me të ardhmen. Shikoje imazhin e atij që është më i ulët se ti në jetesë dhe në mirëqenie. Përgatitu për skenarin më të keq në jetë dhe ballafaqohu me të nëse vërtetë të ndodh.
Mos e ngatërro mendjen tënde me fantazi të frikshme dhe ide të këqija. Mos u hidhëro me atë që të ndodh, por, ji i durueshëm, i butë, i përmbajtur dhe falës sepse vërtetë jeta është e shkurtë. Mos e prisni vdekjen apo humbjen e begative, e as mallkimet nuk janë zgjidhje, por mbështetu në Zotin tënd.
Mbaje problemin në përmasat e tij normale, e mos i zmadho fatkeqësitë. Shpëtoje vetën prej komploteve dhe mos prit të ndodh më e keqja. Thjeshtësoje jetën dhe braktise luksin, sepse zgjatja e jetës arrihet me punë kurse kënaqja e trupit është dënim i shpirtit. Krahaso mes begative që i ke dhe fatkeqësive që të kanë goditur, do ta gjesh se begatitë e fituara janë më të mëdha se sa humbjet që i ke pësuar.
Fjalët e këqija që të janë thënë nuk do të dëmtojnë kurrë, por përkundrazi e dëmtojnë atë që i ka thënë. Korrigjo të menduarit, ke konsideratë ndaj begative, suksesit dhe virtyteve. Mos prisni falënderim nga askush, askush nuk të ka borxh asgjë nëse i bën ndonjë të mirë, por, bëj bamirësi për hir të Zotit të vetëm.
Zgjidh një projekt të dobishëm për ty, mendo për të dhe preokupohu me të, do të bëjë të harrosh shqetësimet tuaja. Përfundoje punën sot, e në asnjë rast punën e sodit mos e lë për nesër. Mëso punë të dobishme që të përgjigjen, e mësohu të bësh punë të dobishme që të relaksojnë. Mendohu për begatitë e Allahut që të janë dhënë, trego për to dhe falënderoje Zotin.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK