Sot është gati e pamundur të ulesh në ndonjë lokal për të pirë kafe dhe përgjatë kohës sa je ulur përveç vizitës së kamerierit i cili vjen për të shërbyer, të mos vizitohesh edhe nga së paku një lypës i cili vjen të të shërbej me dhënie të mundësisë për të fituar sevape ty e ndoshta për të hyrë në “gjunah” vetë nga neglizhenca si dhe pa nevoja për ta shtrirë dorën.

Por ajo që dua ta ndaj me ju nuk është kjo, faktikisht është më e thellë se ajo çka shohim pa menduar! Ajo që më bëri shumë përshtypje dhe më bëri të thellohem e të mendoj ishin ndjenjat e ndryshme që unë i përjetova kur të njëjtën vlerë të hollave ua dhashë edhe lypësit edhe kamerierit. Vetëm se të parit ja dhashë lëmoshë e të dytit bakshish. E pikërisht ndoshta këtu është edhe dallimi i ndjenjave që përjetova ose më mirë me thënë i ndjenjave që përjetuam të tret ngase edhe ata përjetuan ndjenja të ndryshme nga njëri tjetri dhe këtë e pash në sjelljen e tyre, ngase sjellja e njeriut është zëdhënës i ndjenjave që ai përjeton.

Tani po ua përshkruaj si u ndjeva unë në të dyja rastet dhe se si nga sjellja e tyre kujtojë të jenë ndjerë edhe ata; kur unë i dhashë lëmoshën lypësit u ndjeva shumë human dhe shumë zemërgjerë ngase po i jepja diçka vetëm nga zemërgjerësia ime e jo pse ai kishte bërë diçka për mua, ndërsa ai ndjehej shumë i ngushtuar e i përçmuar ngase po merrte diçka që nuk ishte meritë tij, por zemërgjerësia e dhënësit.

Për dallim nga rasti me lypësin unë nuk u ndjeva i tillë edhe me rastin e kamerierit ngase në këtë rast po ndjeja se po shpërbleja dikë që më kishte shërbyer përtej pritjeve për të cilat paguaja dhe si shenjë mirësjellje dhe falënderimi po paguaja më shumë se më kërkonte, por edhe vetë kamerieri nuk ndihej si lypësi, përkundrazi ai ndihej shumë i lumtur dhe krenarë ngase ishte vlerësuar puna e tij. Nga gjithë kjo situatë, mendova me vete dhe thashë, me të vërtetë, kushtimisht profesioni më i rënd është ai i lypësit por me gjithë atë ka nga ata që e zgjedhin edhe kur kanë zgjidhje tjetër, e po ky është “realiteti i ndryshuar” them unë ngase ashtu mendoj dhe jo vetëm kaq, por mendoj që edhe kam të drejtë që ashtu mendoj. Mendoj po them ngase nuk po dua të them që “unë mendoj” se jam shumë i vetëdijshëm që edhe shumë të tjerë kështu mendojnë; sikur ti përmbahemi mësimeve hyjnore realiteti do të ishte ndryshe… po po shum ndryshe, ngase Profeti Muhamed thotë: “Ndershmëria e besimtarit është namazi që bën gjatë natës, kurse krenaria e tij me qenë i pavarur nga njerëzit.” Është kaq e thjesht! Pra le ti kthehemi leximit duke mos u keqkuptuar ngase po nuk flas për shikimin ngase kjo ka dallim, leximi bëhet në libra, portalet shikohen!

Sociolog M.S.

STUDENTET.MK

About Author