Planifikimi i karrierës është një proces që kërkon kohë dhe angazhim. Ju duhet të ekzaminoni vetën, interesat, vlerat, temperamentin tuaj dhe të mendoni se cfarë ju dëshironi që të arrini nga profesioni që do të zgjedhni.
Planifikimi i karrierës për një nxënës të shkollës së mesme duhet të fillojë që nga viti i tretë, por gjatë vitit të katërt ai/ajo duhet të merret në mënyrë intensive me këtë proces, me qëllim që në përfundim të shkollës, ai, familja e tij dhe shoqëria të mos gjinden të stresuar lidhur me alternativat e zgjedhjes.
Po për këtë arsye stafi i Studentët.mk për ju përgatitë përshkrim më të detajishëm për disa nga drejtimet studimore me potencial me të lartë, si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Në aparencë, struktura e përgatitur ka karakter përshkrues rreth profesionalizimit tuaj dhe mundësitë për inkuadrim në departamentet përkatëse.
Jepni vlerë vetës suaj duke studijuar drejtimet më prestigjioze. Atë që studijoni sot, atë do të arrini nesër.
Investimi më i mirë është investimi në zhvillimin e vetes suaj. Mos ngurroni të merrni vendime të mëdha për ndryshimin e jetës suaj.
#Koha është tani