Llojet e koordinimit që duhet të zbatohen në organizatë janë në varësi të drejtpërdrejtë nga mënyra e dizajnimit të strukturës organizative, nga elementet integrative: shkalla e normalizimit, centralizimi, decentralizimi, vëllimi i menaxhmentit, shkalla e standardizimit etj.

Llojet e koordinimit mund të jenë: vertikal, horizontal dhe diagonal.

Koordinimi vertikal ekziston midis njerëzve të niveleve të ndryshme në organizatë. Ajo realizohet përmes delegimit të autoritetit. Është mjet me të cilin menaxheri i integron aktivitetet e njësisë së vet në planet e tyre. Ky lloj koordinimi realizohet përmes mjeteve të ndryshme që mundësojnë informacionet të barten lart-poshtë nëpër nivelet e organizatës. Për këtë qëllim organizatat në kuadër të njësive, funksioneve apo sektorëve ndërtojnë sisteme informative, të cilat luajnë rol të veçantë në koordinimin e aktiviteteve të ndryshme të sektorëve të ndryshëm. P.sh., sektori i furnizimit gjatë regjistrimit të furnizimeve automatikisht, falë sistemit informativ integral, i ka edhe funksioni i kontabilitetit edhe ai i financave dhe gjithë sektorët e tjerë, por edhe menaxhmenti më i lartë .

Koordinimi horizontal është koordinim midis njerëzve dhe njësive të nivelit të njëjtë organizativ, p.sh.: dizajnimi i një prototipi të një prodhimi apo shërbimi, në të cilin angazhohen zëvendësdrejtori i prodhimit, i sektorit të menaxhimit të cilësisë, i furnizimit, i marketingut, i shitjes dhe i financave.

Koordinimi diagonal është koordinimi midis funksioneve të ndryshme dhe menaxherëve të njësive të ndryshme, të cilët ndihmohen për shkak të afërsisë në punë, kontakteve të afërta dhe kanaleve më të shkurtra të komunikimit.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author