Përshkrimi i drejtimit
Mjekësia ose Medicina (lat. ars medicina = arti i shërimit) merret me shëndetin dhe sëmundjen, njohjen, parandalimin si dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Gjithashtu ajo merret me lindjen dhe vdekjen. Sa është e vlefshme dhe e rëndësishme, po aq është edhe e domosdoshme që ta studioni një degë të mjekësisë.
Mjekësia si shkencë humane në vete ngërthen shumë drejtime, duke filluar nga: Mjekësia e përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, Motër medicinale/teknik mjekësor, Radiologji, Logopedi, Fizioterapi e të tjera.
Çka mësohet?
Për të studiuar në një prej drejtimeve mjekësore para se gjithash duhet të jeni të pajisur me dituri nga lëndët natyrore si: biologjia, kimia dhe fizika, në mënyrë që ta keni më lehtë t’i vazhdoni studimet e juaja. Në fakultet do të ballafaqoheni me lëndët bazike mjekësore siç janë: anatomia, histologjia, gjenetika, biokimia, fiziologjia, patologjia. Poashtu me theks të veçantë përfshihet edhe patofiziologjia, mikrobiologjia, higjiena, biokimia, imunologjia, si dhe shumë lëndë tjera të rëndësishme klinike.
Mundësia për punësim
Duke u nisur nga fakti se mjekësia është një mozaik i cili në vete bartë shumë drejtime, si dhe deficiti i mjekëve te ne dhe në Europë, na bën të kuptojmë që edhe mundësitë për punësim janë të shumta, si në klinikat private poashtu edhe në ato shtetërore.
Për informata më të detajuara rreth drejtimeve të lartpërmendura, do të jemi në dispozicion të ju ndihmojmë.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK