Përparimi i shitjes, shpeshherë, për të ndikuar në mënyrë sa më efikase në treg, përdor mjete të llojllojshme. Duke përdorur si kriter grupin cak, mjetet e përparimit të shitjes, sipas Sudarit (J. Sudar, f. 419) ndahen në mjete, për:

·         Stimulimin e konsumatorëve,

·         Stimulimin e ndërmjetësusëve,

·         Stimulimin e personelit shitës; dhe

·         Stimulimin e opinionit.

 

Me këto mjete shërbehet një numër i madh i ndërmarrjeve prodhuese, etj. Rëndësia e përparimit të shitjes, viteve të fundit eshte ë rritjes së mëtejshme. Poashtu, edheshpenzimet për përparimin e shitjes po rriten më shpejtë se ato për propagandën ekonomike.

Mjetet për stimulimin e konsumatorëve. Të gjitha aksionet të cilat l merr përparimi i shitjes në drejtim të stimulimit të kosumatorëve, mund t’I ndajmë në këto grupe:

a) aksionet e ndihmuara me komunikimet massive, ku bëjnë pjesë; lojrat shpërblyese, premitë e ndryshme, kuponat për mustra, kuponat për lirime, kuponat për sendet e ndryshme propaganduse, etj.

b)aksionet e lidhura drejtëpërdrejtë për produktin, siç janë: ambalazhi, paketimet e ndryshme speciale, etj.

c) aksionet informative dhe stimuluse, për të sprovuar produktin, për shfrytëzimin e përkohshëm të këshillave; për përdorim, shfrytëzim, mirmbajtje, përgatitje, servisim, demonstrim, etj.

 

Se cilët nga këto aksione do të përdorë ndërmarrja për të promovuar produktet ose shërbimet e veta varet nga një numëri madh faktorësh siç janë: madhësia e tregut, qëllimet e përparimit të shitjes, konkurenca, shpenzimet për mjetet e stimulimit etj.

Mjetet për stimulimin e ndërmjetësuesit: Orientimi i përparimit të shitjes të ndërmarrjes, kah ndërmjetësuesit të cilët merren me qarkullimin e produketeve dhe shërbimeve, ka për detyrë të ndikojë në realizimin sa më të sukseshëm të qëllimeve të parashtruara dhe harmonizimin e raporteve të përbashkta afariste. Prandaj, aktivitet e përparimit të shitjes janë të orientuara në drejtim të:

a) aftësimit dhe motivizmit të personit.

b) informimit, këshillimit, kultivimit të kontakteve dhe bashkëpunimit;

c) aksioneve të përbashkëta të përparimit të shitjes;

ç) rregullimit dhe promovimit në vendin të shitjes, etj.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author