– Mos pretendo për kryerjen e ndonjë gjëje të cilën nuk ke mundësi ta realizosh.
– Mos e përdor ndihmën reciproke si argument për ndërhyrje në punën e të tjerëve, por ofroja ndihmën vetëm atyre që kanë nevojë për të.
– Mos iu lavdëro atij që i ke ndihmuar.
– Kujdesu që sasia e punës tënde të jetë e njëjtë me sasinë e punës së miqve të tu.
– Ofroje ndihmën në kohën e duhur, e jo para ose pas nevojës.
– Mos prit shpërblim nga njerëzit për ndihmën që ke ofruar, por shpërblimin prite vetëm nga Krijuesi i Madhërishëm.
– Bëje dallimin mes atij që ka nevojë për ndihmën tënde dhe atij që dëshiron të të shfrytëzojë.
– Ndihmën filloje nga familja jote e ngushtë.
– Ndihmo vetëm në gjëra të hairit, duke realizuar fjalën e All-llahut të Madhërishëm: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi.”[1]
[1] Kaptina El-Maide, ajeti 2.
Përmblodhi dhe përshtati :
STUDENTET.MK