Në vazhdim do të përmendim disa hadithe të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem për sa i përket kësaj teme.
Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem siç e shënon Muslimi, ka thënë: “Turpi, i tëri është hair.”[1]
“Turpi nuk sjellë gjë tjetër veç hairit.”[2]
“Fuhshi (të folurit e keq) nuk ndodhë të jetë prezent në diçka e të mos e shëmtojë, ndërsa turpi nuk ndodhë të jetë prezent në diçka e të mos e zbukurojë.”[3]
“Turpi është pjesë e imanit, e imani të shpie në xhennet. Ndërsa paturpësia është pjesë e vrazhdësisë, e vrazhdësia të shpie në zjarr.”[4]
“Imani është gjashtëdhjetë e ca pjesë; dhe turpi është pjesë e imanit.”[5]
“Turpi dhe besimi (imani) janë shokë (të pandarë). Kur humbë njëri, humbë edhe tjetri.”[6]
[1] Sahih, shënon Muslimi (37).
[2] Muttefekun alejhi, shënojnë Buhariu (6117) dhe Muslimi (37).
[3] Sahih, shënojnë Tirmidhiu (1974), Ibën Maxhe (4185) dhe Ahmedi (12278). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (5655) e ka klasifikuar si hadith sahih.
[4] Sahih, shënojnë Tirmidhiu (2009) dhe Ahmedi (10134). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3199) e ka klasifikuar si hadith sahih.
[5] Sahih, shënon Buhariu (9).
[6] Sahih, shënon Hakimi në Mustedrek (1/73). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (5655) e ka klasifikuar si hadith sahih.
STUDENTET.MK