Nga format e pashtjelluara foljore në funksionin e përcaktorit kallëzuesor del vetëm paskajorja, e cila mund të hyjë në lidhje me emrin edhe si përcaktor: Përdoret pranë një numri të kuflzuar foljesh, zankonisht pranë foljeve bëj, bëhem. kam dhe tregon destinacion: Vajza ishte bërë për të nusëruar, djali për të dhëndëruar, po babanë e tyre ende nuk e kishin parë me sy. T’u bë mbesa për të martuar. o gjysh.
Përcaktori kallëzuesor i shprehur me togfjalësh – Në funksionin e përeaktorit kallëzuesor mund të dalin edhe togfjalësha të tipave të ndryshëm, fjalët bosht të të cilëve nuk mund të funksionojnë si gjymtyrë fjalie në atë formë morfologjike. Kanë përdorim të shpeshtë si përcaktorë kallëzuesorë togfjalëshat e formuar nga një emër i shquar dhe nga një mbiemër, një emër në rasën gjinore ose një përemër pronor. Ky lloj përcaktori kallëzuesor tregon identitet. Në fillim kjo i ishte dukur puna më e lehtë. Këtë ne e quajmë detyrën tonë. Përdoren në funksionin e përcaktorit kallëzuesor edhe togfjalëshat e formuar nga një emër i pashquar që prihet nga përemrat e pacaktuar tërë e plot. Kuptimisht janë barazvlershëm me një mbiemër dhe tregojnë një karakteristikë të kryefjalës ose të kundrinës: Edhe i vogli humbiste tërë ditën dhe kthehej në shtëpi tërë pluhur. I skuqnin sytë si ndonjë të çmenduri dhe gojën e kishte tërë gjak. Fytyrën e kishte plot nishane.
Më në fund, si përcaktor kallëzuesor mund të funksionojë edhe një togfjalësh frazeologjik, kur ka kuptim mbiemëror e tregon një karakteristikë cilësore të kryefjalës a të kundrinës: Ajo më dha një përgjigje që më la me gojë hapur. Ai megjithëse nuk ua mbylli derën, u ndenji tërë hundë e buzë.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe