Shkurt, pyetjes së mësipërme mund t‟i përgjigjeshim: shteti duhet të ndërhyjë në ekonomi pikërisht për shkak të “dështimeve” të tregut.
Me “deshtime” të tregut do të kuptojmë të gjitha papërsosmeritë e mekanizmit të tregut, që pengojnë arritjen e rezultateve optimale. Kur flasim për rezultate optimale të pritura nga shoqëria, kemi parasysh para së gjithash:
Së pari, alokimin optimal të burimeve, pra edhe sigurimin e një strukture optimale të produktit të prodhuar. Së dyti, sigurimin e drejtësisë në shpërndarje. Së treti, përdorimin e plotë të burimeve (punëzënie e plotë) dhe stabilitet çmimesh.
Le të shohim me radhë, në secilin nga drejtimet e mësipërme, papërsosmërit e mundsheme të tregut.
Alokimi optimal i burimeve
Alokimi optimal i burimeve nënkupton arritjen e pikës me të dëshirueshme në kurbën e mundësive të prodhimit. Ekzistenca e papërsosmërive të tregut nënkuptonë që forcat e kërkesës dhe të ofertës nuk çojnë në pikën e ekuilibrit komunitare. Kjo do të thotë se për të arritur në këtë pikë ekuilibri, nevojitet ndërhyrja qeveritare.
Burimet e dështimeve të tregut për një alokim optimal burimesh lidhen me natyrën e mallrave të caktuara dhe strukturën e tregjeve të caktuara. Le të shohim disa prej këtyre burimeve.
Të mirat publike
Në qoftë se blini një cokollatë dhe e konsumoni atë, duke nxjerrë një kenaqësi të caktuar, padyshim që i keni përjashtuar të tjerët nga shijimi i kësaj cokollate, nga nxjerrja e kënaqësisë prej saj, nga konsumi i saj. Një e mirë e tillë, konsumi i së cilës nga një person përjashton konsumin e sajë nga përsonat të tjerë, quhet e mirë private.
Eksteraliteti
Për të kuptuar eksteralitetet, le t‟i hedhim një sy tregut të duhanit blerja e cigareve, pra edhe çmimi i tyre, refkleton këkesën e njerëzve që pijnë duhan për këtë mall, pra edhe kënaqësinë apo dobinë e pritur nga konsumi i duhanit. Por njërëzit e tjerë , që nuk e pijnë duhanin dhe që ndoshta nuk duan t‟ia ndjejnë erën atij, mund të provojnë pakënaqësi, bile edhe dëmtim të shëndetit nga konsumi i cigareve prej duhanpirësve. Kjo kosto, ky dëmtim i njerëzve te tjerë, nuk pasqyrohet në treg, domethënë është e jashtme (eksternale) për tregun e cigareve.
Fuqia tregtare
Në të dy rastet e mësipërme, pra të mirave publike dhe eksternaliteteve, tregu “dështonë” në arritjen e kombinimit optimal të prodhimit për shkakë të sinjaleve shtrembëruara që japin ” në arritjen e kombinimit optimal të prodhimit për shkakë të sinjaleve shtrembëruara që japin çmimet në treg. Çmimi që konsumatori është i gatshëm dhe në gjendje të paguajë për një të mirë të caktuar, nuk refleton të gjitha përfitimet dhe kostot e asaj të mire. Por tregu mund të “dështojë” edhe kur sinjalet që japin çmimet në treg janë të sakta.
Sigurimi i drejtësisë në shpërndarje
Të mirat publike, eksternaliteti, fuqia tregtare shkaktojnë mos alokim të burimeve, pra lidhen me pyetjen çfarë të prodhojmë. Në të gjitha ketu raste, sikur e pamë më sipër, kërkohej ndërhyrja qëveritare. Një çështje tjetër që lidhet me problemin themelor është pyetja për kë të prodhohet? Një problem tjetër i nderlikuar çdo ndërhyrje e qeverisë në fushën e shpërndarjes mund të ketë pasoja negative në efiçencë.
Përdorimi i plotë i burimeve dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve
Përsosmëritë e analizuar deri tani si përsosmëri mikroekonomike të tregut, lidhen me alokimin jo optimal të burimeve ose me shperndarjen jo të drejtë të produkteve të prodhuara. Të dhënat statistikore mbi zhvillimin ekonomik të vendeve me ekonomi tregu provojmë se rritja ekonomike bëhet përmes luhatjeve ciklike dhe se inflacioni jo rrallë është bërë problem shqëtësues për këto vende. Papunësia, që reaultonë nga mospërdorimi i plotë i burimeve, dhe inflacioni përbëjnë dy nga “dështimet” kryesore makroekonomike të tregut dhe përballimi i tyre kërkon ndërhyrjen e shtetit me anë të politikave përkatëse.
Përmblodhi dhe përshtati ;
STUDENTET.MK