Menaxhimi i Burimeve Njerëzore (MBNJ) duket të jetë një fenomen i tejzgjatur dhe i vazhdueshëm. Njëzet vjet më parë ka pasur mirëkuptim për këtë lëmi, por ka pasur pak njohuri rreth kushteve funksionale për burimet njerëzore dhe të jetës në punës, ndërsa sot Menaxhimi i Burimeve Njerëzore është në fokus.
Nëse organizatat nuk e bëjnë një menaxhim të burimeve njerëzore në një mënyrë profesionale, ato e gjejnë veten gjithnjë e më shumë kundër sfidave, të cilat do ta dërgonin atë në një pozitë të palakmueshme. Nëse i vështrojmë shpenzimet e një organizate, ne do të shohim se shumica e këtyre shpenzimeve janë shpenzime për personelin, i cili në vetvete është një argument për të marrë një interes më të thellë në përdorimin më racional të burimeve njerëzore dhe në këtë mënyrë edhe shfrytëzimin e tyre më efikas.
Një organizatë, në kohën e sotme duhet të kuptojë se nuk është më në pozicion për të diktuar rregullat e ndërveprimit me punonjësit, sepse shpesh punonjësit janë ata të cilët e përcaktojnë agjendën, ata përfaqësojnë forcën konkurruese të organizatës. Rezultati është një lloj i dobësisë së punëdhënësit, gjë që nuk kanë përjetuar më parë.
Pra po shihet se jo vetëm që burimet njerëzore janë duke fituar rëndësi në rritje për organizatë, por në të njëjtën kohë po shfaqë edhe disa dilema ose paradokse dhe dukuri të reja. Prandaj, menaxherët e lartë dhe profesionistët e burimeve njerëzore duhet të jenë në gjendje të identifikojë mënyrat e balancimit, kushtet e punës me paradoksin dhe këto të bashkohen me kontrastet e natyrës strategjike, etike dhe praktike. Vlera e zgjidhjes universale është në rënie dhe nevoja për metodat e situatës dhe ndërhyrjeve është në rritje.
Punonjësi është projekti i vetvetes, jo pronë e organizatës
Kur vlerësojnë jetës e punës së tyre, të punësuarit gjithnjë i bazojnë vlerësimet e tyre në kërkesat dhe pritjet e tyre.
Pyetja nuk është se si unë do të përshtatem në organizatë, por si do të përshtatej organizata në projektin tim. Çfarë sfidash do të më ofrojë mua dhe cilat janë mundësitë e mia të karrierës? Për punonjësin përshtatja nuk është më një çështje e përshtatjes së tij në kulturën e organizatës ekzistuese dhe të zgjedhurit në mesin e detyrave në dispozicion si ishte rastit mëhershme.
Nëse ka një mospërputhje midis personit dhe organizatës, personi është në gjendje dhe mund të heqë dorë nga organizata se sa të bëjë përpjekje për të përmirësuar kushtet e tij ose të saj ose thjesht të shkojë nga organizata me situatën e krijuar. Besnikëria e personelit të tyre në drejtim të organizatës është mjafte paqëndrueshme.
Ai ose ajo vazhdimisht do të shikojë për mundësitë e karrierës dhe shpesh do të shkojë nga një firmë në tjetrën. Kjo krijon shqetësime, jo vetëm në organizimin e organizatës, por gjithashtu e bën të vështirë të ndajren e njohurive kur qarkullimi (ndërrimi) i personelit është shumë i shpeshtë.
Përmblodhi dhe përshtati :
WWW.STUDENTET.MK