Test i thjeshtë i përbërë nga 10 pyetje i cili ju tregon se sa jeni të gjindshëm në botën e parave .

Shumë prej jush mendojnë se janë të shkolluar ekonomikisht dhe financiarisht që të sjellin  vet vendime financiare . Në qoftë se dëshironi të kontrolloni njohurit  tuaja dhe pas kontrollit të përmirësoni menaxhimin me financat përgjigjuni në këto 10 pyetje .

1.    Të supozojmë se ju keni 100 euro kursim dhe norma vjetore e interesit është 2 për qind. Sa para do të fitoni për 5 vjet ?

a)    më shumë se 102 euro

b)    102 euro

c)    Më pak se 102 euro

d)    Nuk e di

2.    Paramendoni se norma e interesit për kursimet është 1 për qind, dhe inflacioni është 2 për qind në vit. Pas 1 viti, llogaria juaj do të ketë më  pak, më  shumë apo të njëjtën madhësi të  parave?

a)   Më shumë

b)   Njëjtë

c)   Më pak

d)   Nuk e di

3.     Nëse normat e interesit rriten, çfarë ndodh me çmimin e obligacioneve?
a)    Rritet
b)    Zvogëlohet
c)    Mbetet njëjtë
d)    Nuk kanë asnjëfarë lidhje
e)    Nuk e di

4.    Hipotekë për 15 vite nënkupton këste mujore më të madhe sesa hipoteka 30 vjetësh,  por shkalla e përgjithshme e interesit gjatë shlyerjes do të jetë më e ulët?
a)    E saktë
b)    Jo e saktë
c)    Nuk e di

5.     Çka e përcakton  çmimin e aksioneve në bursë?
a)    Oferta
b)    Kërkesa
c)    Të dyja

LEXO MË SHUMË: VETËM GJENIT E VËRTETË MUND TË ZGJIDHIN KËTË MISTER

6.    Blerja  e aksioneve të një kompanie siguron fitim më të sigurt sesa investimi në fondet investuese ?
a)    E saktë
b)    Jo e saktë
c)    Nuk e di

7.    Supozojmë se ju keni një kredi prej 1000 euro dhe në të shkon një normë vjetore interesi prej 20 për qind, me kusht që ende nuk e keni shlyer kredinë, për sa vjet borxhi juaj do të dyfishohet ?
a)    Më pak se 2 vjet
b)    Prej 2 deri në 4 vjet
c)    Prej 5 deri më 9 vjet
d)    10 ose më shumë vite
e)    Nuk e di

8. Çfarë  është avansi?
a)    Para paraprakisht të marra për punë
b)    Para që kemi borxh
c)    Nuk e di

9.    Çfarë do të thotë deficit buxhetor
a)    Të ardhura më të mëdha sesa shpenzime në buxhet
b)    Shpenzime më të mëdha sesa të ardhura ne buxhet
c)    As njëra,as tjetra.

10. Termi “ndërmarrje publike” a nënkupton se shteti është 100 për qind pronar i ndërmarrjes?
a)    Po
b)    Jo, por pronari më I madh
c)    Nuk e di

REZULTATET E KËSAJ ANKETE SHFRYTËZOHEN PËR TË ZBULUAR ANAFALBETIZMIN FINANSIAR NË MBARË BOTËN.

Përgjigjet e sakta: 1-а, 2-b, 3-b, 4-а, 5-c, 6-b, 7-b, 8-а, 9-а, 10-b.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

 

 

 

 

 

 

About Author