E pyet mësuesja nxënësin e klasës së parë:
“Nëse unë të jap një mollë, një mollë dhe një mollë, atëherë sa molla do t’i kesh?”
“Katër molla”, u përgjigj nxënësi
Mësuesja e përsëriti të njëjtën pyetje, duke menduar se nxënësi nuk e ka dëgjuar mirë, por nxënësi i dha të njëjtën përgjigje.
Mësuesja e zhgënjyer e pyeti përsëri, por kësaj radhe mori shembull portokallin, sepse e dinte se atij i pëlqen portokalli.
Përgjigjja e tij ishte tre portokaj.
Pastaj mësuesja e pyet sërish për molla, por ai prapë i tha katër molla.
Mësuesja e zemëruar filloi t’i bërtas: “Po ku qëndron ndryshimi?”
Djali u përgjigj: “Unë e kam një mollë në çantë!”
Urtësia që mund të nxjerrim nga kjo:
Kur dikush ju përgjigjet, e përgjigja e tij nuk është e njëjtë me atë që ju e prisni, atëherë dijeni se ai e shikon dhe e gjykon çështjen nga një këndvështrim tjetër dhe ka një arsye për këtë përgjigje, edhe pse ju këtë nuk e dini.
Dëgjoni mirë opinionet e të tjerëve dhe mendoni për pikëpamjet e tyre para se t’i gjykoni….
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK