“Një natë katër djem, student të kolegjit qëndruan jashtë vonë, duke u argëtuar dhe duke kaluar një kohë të mirë. Ata nuk mendonin për testin që e kishin të planifikuar për ditën tjetër dhe as nuk mësonin. Në mëngjes, ata kishin planifikuar se si të arsyetoheshin para profesorit. Ata u mbuluan me papastërti dhe shkuan në zyrën e profesorit. Posa shkuan, ata thanë se kishin qenë në një dasmë natën e kaluar dhe se gjatë kthimit u kishte plasur goma dhe duhej ta shtynin makinën deri në kampus.

Profesori dëgjoi përrallën e tyre dhe u mendua.
Ai u ofroi atyre një provim tre ditë më vonë. Ata e falënderuan atë dhe pranuan ofertën e tij.

Kur erdhi dita e provimit, ata shkuan te profesori. Ai i vendosi të gjithë në dhoma të ndara për provimin. Ata e pranuan këtë ndarje pasi të gjithë kishin mësuar shumë, mirëpo pyetjet e testit ishin habitëse, dhe të cilat ishin:

1) Emri juaj __ (1 Pikë)

2) Cilën gomë i’u plasi? __ (99 pikë) “

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author