Thuhet se njëherë një mbret doli një ditë nga pallati i tij që të kontrollojë banorët e vendit që e udhëhiqte. Ai vazhdoi të ecte gjatë derisa e kaploi lodhja, kështu që u ul të pushojë nën hijen e një peme. Ndërkohë, derisa po qëndronte nën hije, kur ja një djalosh me trup të fuqishëm po udhëhiqte një kope të madhe dhensh.
Mbreti kur e pa djaloshin, e ndaloi dhe i tha: O Djalosh: paske dhen të majmë e të pastër. Dëshiroj ta blej prej teje një dele. Djaloshi i tha: Dhentë nuk janë të miat, por sikur të kishin qenë të miat, do të ta falja cilën ta dëshiroje. Mbreti i tha: Zotëria yt tani nuk na sheh, ma plotëso dëshirën dhe mos kij frikë. Djaloshi i tha: E ç’ti them zotërisë tim kur të kthehem?! Mbreti i tha: Thuaji se një ujk ta rrëmbeu një dele dhe iku.
Djaloshi besnik kur i dëgjoi këto fjalë të mbretit, u hidhërua dhe i tha: Nëse zotëria im më beson, atëherë ç’do t’i them Zotit tim i Cili na dëgjon e na sheh?! O njeri, më lër rehat t’i kullot dhentë. Kështu, djaloshi vazhdoi t’i udhëheqë dhentë e tij me krenari. Mbretit i pëlqeu veprimi i djaloshit dhe vendosi ta ndiqte mbrapa. Kur arritën te zotëria, mbreti i doli përpara dhe i tha: O pronar i dhenve, dëshiroj ta blej prej teje këtë djalosh (rob) besnik, si dhe të gjithë dhentë. Pronari i dhenve i tha: O mbret i vendit tonë: Kërkesa jote nuk kthehet mbrapsht. Pastaj mbreti e shikoi djaloshin dhe i tha: O bir, ti je i lirë për hirin e All-llahut, ndërsa këta dhen janë dhuratë për ty si shpërblim për besnikërinë dhe sinqeritetin tënd.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK